Aktualitet

Dinamika e ngjarjes/ Danjel Pepaj donte të vriste Vilson Çutajn, Klementin e qëlloi nga frika. Prifti i mbushi mendjen babait

8 Tetor 2020, 19:46 Nga DOSJA
Dinamika e ngjarjes/ Danjel Pepaj donte të vriste Vilson Çutajn,

SHKODËR– Zbardhen detaje të reja lidhur me vrasjen e dyfshitë të ndodhur në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe. Burime për Dosja.al nga grupi hetimor kanë bërë me dije se Daniel Pepaj ka pasur si qëllim të vrasë Vilson Çutajn, të cilin e ka qëlluar disa herë. Ndërsa kushëririn e tij, Klement Pepajn e ka qëlluar nga frika, por me qëllim që ta plagoste dhe jo ta vriste. 

Sasinë më të madhe të plumbave e ka marrë Vilson Çutaj, i cili ka plagë kudo në trup, ndërsa Pepaj e ka qëlluar pas shpine. Vilson Cutaj dhe Klement Pepaj u gjetën të pajetë mesditën e sotme, ndërsa trupat e tyre ishin nxirë totalisht. Megjithatë edhe pse ka marrë shumë plumba, sërish nëse do të kishte marrë ndihmën mjekësore, burimet nga Policia bënë me dije se Vilsoni mund të kishte mbijetuar. Por telefonin e Çutajt e kishte marrë Danjeli, me frikën se ndonjëri prej tyre ka mbijetuar dhe mund të kërkonte ndihmë.

Trupat e tyre u gjetën vetëm pas dëshmisë së babait të Danielit, Rrok Pepajt, i cili është këshilluar nga prifti i fshatit. Ky i fundit i ka kërkuar Rrok Pepajt që të tregojë, pasi është mallkim i parikuperushëm nëse di diçka dhe e fsheh, dhe pikërisht kjo fjali ka zbërthyer të moshuarin, i cili e ka çuar Policinë por edhe vetë atë drejt vendngjarjes.

Dy kufomat e të rinjve janë gjendur të mbuluar me shkurre dhe larg njëri-tjetrit, pas më shumë se 5 ditësh kërkime në zonë. Ndërkohë që në kërkim është shpallur Daniel Pepaj, i cili dyshohet se është ekzektutori i dy të rinjve. Dyshohet se ai fshihet në shpellat e zonës malore por nuk përjashtohet mundësia të jetë larguar në Mal të Zi. Familja e tij nga frika e hakmarrjes është ngujuar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjenden trupat e vilson çutajt dhe klement pepajt rrok pepaj gjenden trupat e vilson çutajt dhe klement pepajt rrok pepaj

Sondazh

Poll