Aktualitet

Arrestohet Rrok Pepaj, i moshuari dyshohet se po fsheh të birin, ekzekutorin e dy të rinjve në Malësi të madhe, akuzohet dh

9 Tetor 2020, 06:44 Nga DOSJA
Arrestohet Rrok Pepaj, i moshuari dyshohet se po fsheh të birin,

SHKODËR– Rrok Pepaj, babai i Daniel Pepajt është vënë në pranga një ditë pas gjetjes së trupave të dy të rinjeve, Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj. Mësohet se Pepaj, është vënë në pranga mëngjesin e sotëm. Policia e Shkodrës ka mbërritur në familjen e Pepajt që është ngujuar prej ditës se djemshme, për të vënë në pranga kryefamiljarin.

Djali i tyre Danieli është shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë dhe i arrestuari dyshohet se ka pasur dijeni për vrasjen e ndodhur dhe ka heshtur prej pesë ditësh për të mbrojtur të birin e shpallur në kërkim.

Policia ka gjithashtu dyshime të forta se Rrok Pepaj mund të dijë edhe vendndodhjen e Danielit dhe se e ka strehuar këtë të fundit pas krimit të dyfishtë.

Rrok Pepaj ishte personi, i cili drejtoi policinë drejt vendit, ku ndodheshin të pajetë Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj. Babai i Danielit u shoqërua edhe pasditen e djeshme në polici. Ai u tregoi efektivëve se ku ndodheshin parcelat me kanabis për të cilat u shkaktua e gjithë tragjedia dhe vetëm 200 metra larg tyre u gjetën trupat e Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt dhe akuzohet gjithashtu për kultivim të lëndëve narkotike, duke qenë se kishte dijeni dhe përfitonte nga aktiviteti i të birit.

Ata janë gjetur të mbuluar me shkurre dhe larg njëri-tjetrit, pas më shumë se 5 ditësh kërkime në zonë. Ndërkohë që në kërkim është shpallur Daniel Pepaj, i cili dyshohet se është ekzektutori i dy të rinjve. Dyshohet se ai fshihet në shpellat e zonës malore por nuk përjashtohet mundësia të jetë larguar në Mal të Zi. Familja e tij nga frika e hakmarrjes është ngujuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjenden trupat e vilson çutajt dhe klement pepajt rrok pepaj tre te vdekurit ne shkoder gjenden trupat e vilson çutajt dhe klement pepajt rrok pepaj tre te vdekurit ne shkoder

Sondazh

Poll