Aktualitet

ME DRONË dhe helikopterë! Policia e Shtetit ‘ngrihet në këmbë’, zbulohen 50 parcela me kanabis në veri (AKSION

8 Tetor 2020, 18:59 Nga DOSJA
ME DRONË dhe helikopterë! Policia e Shtetit ‘ngrihet në

SHKODËR– Vrasja e dy të rinjve në Vrith të Malësisë së Madhe, ka ‘ngritur’ në këmbë Policinë e Shtetit, e cila ka nisur një mega-operacion në Veri të vendit. Burime për Dosja.al bëhet me dije se paralelisht me operacionin e kërkimit të dy të rinjve, në zonë është zhvilluar edhe një operacion antidroge për shfarrosjen e parcelave me kanabis.

Deri më tani mësohet se Policia ka gjetur 50 parcela me kanabis, pjesa më e madhe e tyre e sapo korrur dhe gati për shitje. Megjithatë operacioni nuk ka mbaruar me kaq, pasi do të vazhdojë sërish nesër po në të njëjtën zonë. Në ndihmë të Policisë kanë “ardhur” helikopterë dhe dronë.

Në operacion janë përfshirë efektivë të policisë Shkodër por përforcime kanë ardhur edhe nga Tirana duke rrethuar zonën. Ndërkohë deri më tani Policia nuk ka dhënë asnjë detaj zyrtar lidhur me operacionin që ka nisur ditën e sotme. 

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni antikanabis policia e shtetit operacioni antikanabis policia e shtetit

Sondazh

Poll