Aktualitet

“Ju rrëfej gjithçka që di”/ Tregoi parcelat me kanabis ku u vranë të rinjtë, babai i Daniel Pepajt përfundon në Poli

8 Tetor 2020, 19:11 Nga DOSJA
“Ju rrëfej gjithçka që di”/ Tregoi parcelat me

SHKODËR– Rrok Pepaj, babai i Danielit, i riu që akuzohet për vrasjen e dy të rinjvë më 3 tetor, ka pranuar që të rrëfejë gjithë çfarë di në Policinë e Shkodrës. Pepaj është ndaluar nga policia dhe prej disa orësh po merret në pyetje nga Policia në cilësinë e dëshmitarit të ngjarjes së rëndë.

Vetëm pak orë më parë, Rrok Pepaj u tregoi efektivëve se ku ishin parcelat me kanabis, pranë të cilave u gjetën edhe dy trupat e të rinjve të vrarë. 

Dy kufomat e të rinjve janë gjendur të mbuluar me shkurre dhe larg njëri-tjetrit, pas më shumë se 5 ditësh kërkime në zonë. Ndërkohë që në kërkim është shpallur Daniel Pepaj, i cili dyshohet se është ekzektutori i dy të rinjve. Dyshohet se ai fshihet në shpellat e zonës malore por nuk përjashtohet mundësia të jetë larguar në Mal të Zi. Familja e tij nga frika e hakmarrjes është ngujuar.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjenden trupat e vilson çutajt dhe klement pepajt rrok pepaj gjenden trupat e vilson çutajt dhe klement pepajt rrok pepaj

Sondazh

Poll