Aktualitet

U ekzektuan nga kushëriri për kanabis, i vuri flakën parcelës/ Ambulanca mbërrin në Malësi të Madhe, merr trupat e pajet

8 Tetor 2020, 18:30 Nga DOSJA
U ekzektuan nga kushëriri për kanabis, i vuri flakën

MALESI E MADHE- Ka mbërritur ambulanca në Vrith të Malësisë së Madhe për të marrë trupat e pajetë të Vilson Cutajt dhe Klement Pepajt të cilët u gjetën në zonën ku ishte mbjellur dhe kanabisi nga ana e tyre.

Trupat e tyre u gjetën mesditën e sotme ndërsa marrja e tyre është bërë nga familjarët të cilët shkuan deri në zonën me shkurre. Trupat e pajetë ishin pak metra larg njëri-tjetrit. Policia dhe punonjës të ambulancës duke nxituar për të futur në ambulancë trupat e dy viktimave.

Mësohet se Danjel Pepaj ka qëlluar dy kushërinjtë, Klement Papajn në ballë dhe nga mbrapa Vilson Çutajn në brinjë dhe më pas i ka vendosur flakën gjithë parcelës së tij duke u larguar menjëherë teksa la trupat e pajetë të kushërinjve pak metra larg.

Ata u zhdukën pesë ditë më parë, ndërsa u gjetën sot të vrarë me armë zjarri. Autori i këtij krimi të rëndë dyshohet se është shtetasi Danjel Pepaj, i cili është zhdukur në drejtim të paditur dhe nuk dihet asgjë për të.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjenden trupat e vilson çutajt dhe klement pepajt vrasja ne shkoder gjenden trupat e vilson çutajt dhe klement pepajt vrasja ne shkoder

Sondazh

Poll