Art&Argëtim

Louise Glück fiton çmimin Nobel në Letërsi/ Reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Jemi jashtëzakonisht të entuziazmuar

8 Tetor 2020, 11:38 Nga DOSJA
Louise Glück fiton çmimin Nobel në Letërsi/ Reagon

TIRANË- Ambsada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas dhënies së çmimit Nobel në Letërsi poetes amerikane Louise Glück. Një një reagim që ka bërë në rrjetet sociale Ambasada thotë se janë jashtëzakonisht të entuziazmuar që një çmim i tillë i është poetes amerikane.

Postimi i ambasadës Amerikane

Jemi jashtëzakonisht të entuziazmuar që çmimi Nobel në Letërsi për 2020 iu dha poetes amerikane Louise Glück për “zëri e saj poetic të pagabueshëm, i cili me një bukuri të rreptë e bën ekzistencën individuale universale.” Laureatja e letërsisë Louise Glück debutoi në 1968 me librin “Firstborn” dhe shumë shpejt u vlerësua si një nga poetet më të shquara të letërsisë bashkëkohore amerikane. Ajo ka botuar dymbëdhjetë përmbledhje me poezi dhe disa vëllime esesh mbi poezinë. Louise Glück kërkon universalen, dhe në këtë kërkim ajo merr frymëzim nga mitet dhe motivet klasike, të pranishme në shumicën e veprave të saj. Lexoni mëposhtë poemën e saj “Snowdrops” fituese të çmimit Pulitzer dhe lexoni më shumë mbi të duke klikuar. 

Akademia Suedeze e Nobelit ka ndarë çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2020. Këtë vit, çmimi i është dhënë shkrimtares amerikane Louise Glück. Glück ka marrë çmimin Nobel me motivacionin ” për zërin e saj të pagabueshëm poetik që me një bukuri të rreptë e bën ekzistencën individuale universale “.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture ambasada amerikane ne tirane cmimi nobel ne letersi 2020 louise gluck ambasada amerikane ne tirane cmimi nobel ne letersi 2020 louise gluck

Sondazh

Poll