Art&Argëtim

5 muaj në arrest shtëpie, Prokuroria e Tiranës vendos për ‘fatin’ e Zogut të Tiranës

7 Tetor 2020, 20:43 Nga DOSJA
5 muaj në arrest shtëpie, Prokuroria e Tiranës vendos për

TIRANË- Hermes Nikaj, i njohur si Zogu i Tiranës prej 5 muajsh vuante dënimin “arrest shtëpie” pasi ishte arrestuar për prostitucion.

Mirëpo mësohet se Nikaj është paraqitur në Prokurorinë e qytetit të cilët e kanë njoftuar atë se hetimet kanë përfunduar.

Ndërkohë përfaqësuesit ligjorë të tij do të kërkojnë rivlerësimin e masës së sigurisë dhe kthimin e asaj në “detyrim paraqitje”.

Hermes Nikaj u arrestua më 24 nëntor të vitit të kaluar, për shfrytëzim prostitucioni. Ai u lirua nga qelitë e paraburgimit muaj më parë nëpërmjet një garancie pasurore dhe vazhdon të jetë në ‘arrest shtëpie’. Rrjetin e zbërtheu dëshmia e një vajze që shfrytëzohej nga Zogu i Tiranës për prostitucion, ku ky i fundit merrte edhe pjesën e tij të fitimit. Pjesë e rrjetit dyshohet të jetë edhe pronarja e një qendre estetike, Anjeza Bena, e cila në këtë fazë hetimore është në masë arresti shtëpiak. Hetimet për këtë çështje nuk kanë përfunduar. Pak javë më parë u thirr sërish në Polici Hermes Nikaj, ku dha një dëshmi.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz hermes nikaj mbyllen hetimet per zogun e tiranes zogu i tiranës hermes nikaj mbyllen hetimet per zogun e tiranes zogu i tiranës

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 7 Tetor 2020, 07:38

Një aeroplan mbajtëse në Vlorë

Gjatë luftës së parë botërore Kanali i Otrantos u përshkua nga shumë anije luftarake të tipeve dhe flamurëve të ndryshem Angleze e Gjermane, Austrohungareze e i...