Art&Argëtim

‘Erion, ardhsh i bardhë si pëllumb!’/ Sadri Abazi nuk përmban dot emocionet, i dedikon fjalë ‘rrëqethëse

7 Tetor 2020, 20:45 Nga DOSJA
‘Erion, ardhsh i bardhë si pëllumb!’/ Sadri Abazi nuk

TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zhvilluar pasditen e sotme një miting në njësinë numër 4. Por vëmendjen e medias nuk e ka marrë kryebashkiaku dhe as retorika e tij politike ndaj kundërshtarëve politike. Kësaj here “ylli i shfaqjes” ishte deputeti i Partisë Socialiste, Sadri Abazi, i cili i ka thurur lavde Erion Veliajt.

Në fjalën e tij, Sadriu i ngriti të gjithë socialistët e pranishëm në takim në këmbë dhe të brohorisnin për Veliajn, madje ka shkuar deri aty sa e ka krahasuar me një pëllumb.

“Ju ftoj të ngrihemi në këmbë dhe t’i themi Erion Velisë drejtorit politik të Bashkisë Tiranë që… Brohoritje, brohoritje të gjithë për fitore. Partia Socialiste me ju në krye do të jetë njësia numër 1, me Edi Ramën kryeministër. I themi Erionit ardhsh i bardhënë njësinë tonë! Erion, ardhsh i bardhë si pëllumb në njësinë tonë! Se i tillë je treguar për Tiranën dhe njësinë 4,”– tha Abazi.

Tani mbetet që të presim vargjet që Abazi do të thurë për kryeministin Edi Rama…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale erion veliaj sadri abazi erion veliaj sadri abazi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 7 Tetor 2020, 07:38

Një aeroplan mbajtëse në Vlorë

Gjatë luftës së parë botërore Kanali i Otrantos u përshkua nga shumë anije luftarake të tipeve dhe flamurëve të ndryshem Angleze e Gjermane, Austrohungareze e i...