Art&Argëtim

Shpallet fituesi i çmimit NOBEL në LETËRSI për vitin 2020, triumfiuesja është poetja amerikane Louise Glück

8 Tetor 2020, 11:02 Nga DOSJA
Shpallet fituesi i çmimit NOBEL në LETËRSI për vitin 2020,

STOKHOLM- Akademia Suedeze e Nobelit ka ndarë çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2020. Këtë vit, çmimi i është dhënë shkrimtares amerikane Louise Glück.

Glück ka marrë çmimin Nobel me motivacionin ” për zërin e saj të pagabueshëm poetik që me një bukuri të rreptë e bën ekzistencën individuale universale “.

Louise Glück ka lindur në New York në vitin 1943 dhe është rritur në Long Island. Është autore e dhjetëra librave dhe fituese e po kaq çmimeve.

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare sërish nuk ka mundur të triumfojë, pavarësisht se ai u nominua për të disatin vit nga shteti shqiptar.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture cmimi nobel ne letersi 2020 ismail kadare louise gluck cmimi nobel ne letersi 2020 ismail kadare louise gluck

Sondazh

Poll