Politike

20 diplomatë hiqen nga puna në MPEJ, Cakaj: Se meritonin postin, Shqipëria jo e krushqve

Me tone të ashpra Cakaj ka sulmuar punonjësit duke thënë se shumë prej tyre nuk e meritonin vendin e punës që mbanin. Më tej ai shtoi se 20 prej tyre janë shkarkuar nga detyrat që mbajnë, pasi nuk kishin kredibilitetin e duhur.  
Përditësuar:

TIRANË- Ministri i Deleguar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka shkarkuar nga puna 20 diplomatë. Me tone të ashpra Cakaj ka sulmuar punonjësit duke thënë se shumë prej tyre nuk e meritonin vendin e punës që mbanin. Më tej ai shtoi se 20 prej tyre janë shkarkuar nga detyrat që mbajnë, pasi nuk kishin kredibilitetin e duhur.  

Largim nga puna për ata që nuk përmbushin detyrimet. Një pjesë tjetër e punonjësve do të transferohen për nevojat reale të punës. Ju informoj se numri i të prekurve nga kjo iniciativë informatorë do të shkojë mbi 20. Axhenda reformiste e kapërcimit të pellgut të shkuar nuk përkon me nepotizmin në asnjë sektor. Duke vlerësuar njëkohësisht, hapjen e dyerve të shtetit për të rinjtë ekselentë të vendit si avantazh të madh që duhet shfrytëzuar e doemos për të ripërtërirë administratën tonë, komunikoj se kemi gati thirrjen publike për vakancat e krijuara nga vala e pastrimit në shërbimin tonë diplomatik, Shqipëria nuk është e miqve, kushërinjve, apo klaneve e kryshqive, por e të gjithë pa dallim dhe meriton të përfaqëohet nga të dalluarit që punojnë me mendje, shpirt e shërbejnë me pasion me kapacitet të plotë profesional e moral”, u shpreh me tona të ashpra Cakaj.

Menjëherë pas mbarimit të kësaj deklarate të Cakajt të shumtë kanë qenë ata që e kanë komentuar, duke e quajur si një “operacioni fshesa”. Në përgjigje të këtyre deklaratave ministri i deleguar Gent Cakaj, u është përgjigjur kritikave duke thënë ky nuk është “fshesë”, por një investim në burimet të reja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Reforma në administratën e @AlbanianDiplo nuk është « fshesë » por një investim në ato burime njerëzore që meritojnë ta vënë ekselencën e formimit dhe dijes së tyre në shërbim të një përfaqësimi diplomatik patriotik dhe europian”, shkruan Cakaj në Twitter.

Këto lëvizje në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme bëhen pak ditë pasi u publikua skandali i dy vëllezërve indianë që ishin mashtrues. (Lexo këtu) Një prej tyre edhe pse ishte në kërkim ishte emëruar Konsull Nderi i Shqipërisë në Nigeri. Nuk dihet ende nëse këto lëvizje kanë lidhje me këtë skandal, apo janë shkarkime të programuara më herët për rifreskimin e adminsitratës.

(A.B. Dosja.al)

  • 77 ditë dhe 20 shkarkime, si i zbuloi Cakaj shkeljet e Kushtetutës
  • Shto Koment