Aktualitet

Tenderat tek Ministria e Shëndetësisë/ 3 kompani garojnë kudo e s’kanë konkurencë. ‘Probleme’ edhe me bashkitë në

5 Tetor 2020, 15:27 Nga DOSJA
Tenderat tek Ministria e Shëndetësisë/ 3 kompani garojnë

3 kompani të njëjta kanë garuar në tre tendera të ndryshëm të hapur nga Ministria e Shëndetësisë. Përvec këtyre 3 kompanive, në tendera nuk ka kompania tjera konkurente.
Ajo cfarë bie në sy tjetër është se në tenderin e parë ku është shpallur fituese kompania MONTAL shpk, dy kompanitë e tjera nuk kanë paraqitur ofertë ekonomike, duke shpallur kështu direkte kompaninë MONTAL shpk (në pronësi të Skender Lufit) fituese.

Në tenderin tjetër kanë marrë pjesë vetëm BIOMETRIC ALBANIA shpk (në pronësi të Artur Kadares) ku është shpallur fituese dhe DISTRIMED shpk nuk ka ofruar ofertë ekonomike.

E njëjta skemë ëshë përdorur dhe tek tenderi tjetër, ku këtë rradhë shpallet fituese DISTRIMED shpk (e cila ka si aksioner kryesor Ermal Rizajn dhe Orjada Jahon) ndërsa BIOMETRIC ALBANIA shpk nuk ofron ofertën ekonomike dhe dokumentat e kërkuar.

Të treja kompanitë njihet si përfituese të shumave të larta nga Ministria e Shëndetësisë dhe mesa duket kanë krijuar një trust ku ndajnë tenderat me njëra tjetrën me bashkëpunim informal, pasi po këto kompani kanë bërë skema të tilla dhe mëparë.

RENDITJA E 10 KOMPANIVE QË KANË PËRFITUAR SHIFRAT MË TË LARTA NGA INSTITUCIONET E APARATIT TË SHËNDETËSISË (Shifrat në Lekë pa TVSH)

Me një kapital prej vetëm 120.000 Lekësh, A & E ENGINEERING në pronësi të Entela Canos (ish-përfaqësuese e Fondit Shqiptar të Zhvillimit?), ka përfituar 4 tendera me vlerë 72,414,888 Lekësh pa TVSH vetëm nga Buletini i datës 05 Tetor 2020. Ndërsa sipas të dhënave te spending.data.al, vlera e transaksioneve të kësaj kompanie shkon 272,662,933 Lekë. (2012-2013 = 21,641,931 ; 2014 = 28,046,695 ; 2015-2018 = 161,885,550 ; 2019-2020 = 61,088,757).

Tenderat që bien në sy janë ai për Studim Projektim për Ndërtimin e Teatrit Kombëtar, me vlerë 60,300,000 Lekë pa TVSH me procedurë sekrete, pa shpallje paraprake; tenderi tjetër është ai në bashkëpunim me SON Engineering, në pronësi të Erind Bejlerit, mikut të Erion Veliajt.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur fituese BOE MELA. sh.p.k. & ALB SHPRESA sh.p.k. & KEVIN CONSTRUKSION sh.p.k. të tenderit me vlerë 365,666,048.

Ajo çfarë bie në sy është se në objektin e këtij tenderi bëhet fjalë për Bashkinë Kukës, me kryetar bashkie Safet Gjici dhe njëra ndër kompanitë fituese KEVIN Construksion, në pronësi të vëllait të tij Lavdrim Gjicit. 

(dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet montal shpk montal shpk

Sondazh

Poll