Aktualitet

Do dërgoheshin në Kosovë, kapen tre kallashnikovë në Vermicë, arrestohen 2 shqiptarë

5 Tetor 2020, 12:56 Nga DOSJA
Do dërgoheshin në Kosovë, kapen tre kallashnikovë në

KOSOVË- Policia e Kosovës ka vënë në pranga dy shqiptarë të cilët janë kapur duke transportuar armë pa leje drejt shtetit fqinj.

Sipas njoftimit të policisë në pikë kalim e Vërmicës, gjatë  kontrollit të kryer në makinë kanë gjetur të çmontuara nën ulësen e bashkudhëtarit tre armët AK47.

Njoftimi i plotë:

Njësit e anti-kontrabandës së Doganës së Kosovës sot kanë zbuluar të fshehura në një automjet me targa të Shqipërisë armë, respektivisht tre (3)  AK-47 të çmontuar.

Gjatë kontrolleve rutinore në pikë kalim e Vërmicës oficerët doganor kanë selektuar këtë automjet për kontroll të detajuar, në automjet gjendeshin dy shtetas të Shqipërisë. Gjatë kontrollit nën ulësen e bashkudhëtarit janë gjetur të çmontuara tre armët AK47.

Personat janë ndaluar si dhe automjeti është kontrolluar në detaje, derisa rasti tutje është përcjell tek Policia e Kosovës për hetime të mëtejme.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e kosoves policia e kosoves

Sondazh

Poll