Aktualitet

“O hajdut, ik o…”/ Shoqërohet në Komisariat gruaja që ofendoi Ramën jashtë Kuvendit, rrëfimi: Më dhunuan në Polici

5 Tetor 2020, 14:26 Nga DOSJA
“O hajdut, ik o…”/ Shoqërohet në Komisariat gruaja

TIRANË– Kryeministri Edi Rama pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhir ka dhënë një deklaratë për mediat, në të cilën mori pjesë edhe një person i paftuar. Teksa Rama shpjegonte çfarë kishte ndodhur në Kuvend, larg tij dëgjohej zëri i një gruaje që thërriste me të madhe: O hajdut, Rama ik! Rama ik! Hajdut!

Thirrjet vijuan për disa sekonda, por në asnjë moment as gazetarët dhe as kreu i qeverisë nuk i kanë kushtuar rëndësi gruas nga ana tjetër e rrugës.

Dosja.al mëson se bëhet fjalë për Violeta Gecajn, e cila pretendon se është shoqëruar nga Policia e Shtetit për në komisariatin nr.1. Gecaj pretendon se është dhunuar nga efektivët e Policisë për thirrjet e saj kundër Ramës, dhe se nuk e lejojnë që të depozitojë padi për “blutë”. 

“Dua të bëj kallëzim për policët sepse më dhunuan por nuk ma pranojnë. Më shoqëruan në komisariatin nr.1 sepse thashë Rama ik,”-shprehet e shoqëruara. 

Sot Kuvendi miratoi me 97 vota pro ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Ndërkohë që opozita e bashkuar e kundërshtoi, PS miratoi formulën e re të koalicioneve me listë unike, pa mbështetjen as të opozitës parlamentare. PS negocioi vetëm uljen e pragut nga 3 në 1%, dhe lejimin e garës për kryetarin e partisë deri në 4 qarqe, dy kërkesa këto të opozitës parlamentare. Për listat, PS ka vendosur ti ndajë në dy pjesë; listë e sigurtë dhe pjesa e poshtme, që mund ta thyejë pjesën e sigurtë me një numër më të lartë se herësi, por jo më shumë se 10 mijë vota. Listat kanë ngelur sërish të mbyllura, ndërsa koalicionet nuk do të jenë më si në zgjedhjet e shkuara, por partitë do të garojnë bashkë në një listë të përbashkët.

 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama violeta gecaj edi rama violeta gecaj

Sondazh

Poll