Aktualitet

IKP ankimon gjyqtaren e apelit të Tiranës, Elona Toron: Hetim jo i plotë administrativ

5 Tetor 2020, 14:04 Nga DOSJA
IKP ankimon gjyqtaren e apelit të Tiranës, Elona Toron: Hetim jo i

TIRANE–Komisioneri Publik ka kërkuar rihapjen e çështjes ndaj gjyqtares së Apelit, Elona Toro. Komisioneri kërkon që vendimi i Komisionit të Pavarur të rishikohet pasi nuk është bërë një hetim i plote.

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 264, datë 17.6.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, znj. Elona Toro, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin nr. 264, datë 17.6.2020, konstaton se përfundimet e arritura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Elona Toro, janë rrjedhojë e një hetimi jo të plotë administrativ. Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që të riçelë hetimin gjyqësor, pasi vlerëson se subjekti i rivlerësimit, në gjendjen që janë aktet, nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, thekson Komisioneri Publik.

Elona Toro (Stavri), gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë u konfirmua në detyrë më  12 qershor. Trupa Gjykuese e shkallës së parë të vettingut ishte e  përbërë nga Firdes Shuli, Etleda Çiftja, Pamela Qirko.

Toro e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe ka punuar për 16 vjet pranë Gjykatës së Tiranës. Në vitin 2016, u emërua gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit të Tiranës. Ajo është gruaja e Alban Toros i cili është anëtar i KLGJ.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ankimim elona toro ikp ankimim elona toro ikp

Sondazh

Poll