Aktualitet

Shpërdoroi detyrën, vihet në pranga punonjësi i policisë pasi kultivoi lëndë narkotike, arrestohen tre shtetas të tjerë

5 Tetor 2020, 14:13 Nga DOSJA
Shpërdoroi detyrën, vihet në pranga punonjësi i

TIRANE– Gjykata pranë Shkallës së Parë Tiranë ka lëshuar katër masa sigurie, janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, shpallur në kërkim 3 të tjerë, si dhe proceduar penalisht 1 tjetër në vijimësi të operacionit të koduar ‘Zall Bastari’.

Në vijim të operacionit u shpallën në kërkim tre shtetas S. H.,  D. H dhe  G. H., të  dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, si edhe u procedua penalisht, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”, shtetasi H. M., pasi ka ndihmuar për ikjen e njërit prej autorëve, gjatë kohës që forcat e Policisë po punonin për kapjen e tij.

Policia e Tiranës dhe SHÇBA po vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Njoftimi i policise:

Finalizohet operacioni i koduar “Zall Bastari”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me SHÇBA, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy armë gjahu (çifte) dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Ekzekutohen 4 masa sigurie të lëshuara nga Gjykata pranë Shkallës së Parë Tiranë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, shpallen në kërkim 3 shtetas të tjerë, si dhe procedohet penalisht 1 tjetër

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me SHÇBA, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të imitësishëm të territorit, bazuar në informacionet  e marra në rrugë operative dhe pas një hetimi disamujor, ka zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Zall Bastari”.

Si rezultat i operacionit u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për 4 shtetas, konkretisht:

-E. D., punonjës policie (SPZ), i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim

Xh., I. B., dhe B. M., të dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Si dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit A. B.,  dhe  A. B., të  dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim;

Gjithashtu, në vijim të operacionit u shpallën në kërkim tre shtetas S. H.,  D. H dhe  G. H., të  dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Si edhe u procedua penalisht, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”, shtetasi H. M., pasi ka ndihmuar për ikjen e njërit prej autorëve, gjatë kohës që forcat e Policisë po punonin për kapjen e tij.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Mner i Sipërm, Njësia Administrative Zall Bastar, Tiranë, dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike të llojit cannabis sativa, të cilat janë asgjësuar në periudha të ndryshme nga Seksioni i Narkotikëve dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4. Shtetasi E. D., me detyrë punonjës policie (SPZ), ka shpërdoruar detyrën duke dekonspiruar operacionet policore.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime operacioni zall bastari arrestime operacioni zall bastari

Sondazh

Poll