Bota

“Pas një makthi”, violonçelisti homazhe para Katredrales së Notre-Dame në Paris

16 Prill 2019, 11:33 Nga DOSJA
“Pas një makthi”, violonçelisti homazhe para Katredrales

Të martën në mëngjes, në një lidhje direkte në Europa 1, violonçelisti Gautier Capuçon ka bërë homazhe me muzikë për katedralen e Notre-Dame në Paris që u përfshi dje nga flakët.

Ai luajti një pjesë nga “Pas një ëndrre” nga Gabriel Fuare, një kompozitor francez i shekullit të 19-të.

? Émouvant hommage devant #NotreDame avec le violoncelliste @GautierCapucon, au micro de @NikosAliagas #Europe1 pic.twitter.com/HC5JCsVpAS

— Europe 1 ? (@Europe1) April 16, 2019

 

“Është më shumë “pas një makthi” këtë mëngjes”, -tha muzikanti pas interpretimit.

Isha në shtëpi, kur pashë flakët e para. Nuk e besoja atë që pashë, doja ta shihja me sytë e mi”-tha ai.

Ditën e djeshme një zjarr ra në Katedralen e Parisit Notre-Dame, duke shkrumbuar një prej simboleve të historisë franceze. Mendohet se zjarri ka nisur nga një papafingo e katedrales, e cila është një prej monumenteve historike më të vizituara në Evropë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota shkrumbohet notre dame shkrumbohet notre dame

Sondazh

Poll