Bota

Premtimi i presidentit francez Macron: Do ta rindërtojmë së bashku sërish ‘Notre Dame-in’

16 Prill 2019, 07:31 Nga DOSJA
Premtimi i presidentit francez Macron: Do ta rindërtojmë së

FRANCË– Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se duke filluar nga e marta, ai do të nisë një fushatë ndërkombëtare për mbledhjen e fondeve për të rindërtuar katedralen e Notre Dame.

Teksa vizitoi vendin e ngjarjes në mesantë,  Macron e përshkroi zjarrin si një “tragjedi të tmerrshme”, por duke parë anën positive që fasada e katedrales dhe kullat kryesore nuk u rrëzuan gjatë zjarrit.

“Po ju them të gjithëve sonte – do ta rindërtojmë këtë katedrale së bashku. Kjo ndoshta është pjesë e fatit francez. Dhe nisim punën që nesër. Duke filluar nga nesër do të filloj një skemë ndërkombëtare donacioni për rindërtimin e Notre Dame,“-tha Macron.

Zjarri nisi pasditen e djeshme nga një papafingo e katedrales, megjithatë ende nuk dihen shkaqet e vërteta të zjarrit. Ajo që ra e para ishte kupola e katedrales, e cila shtoi edhe më shumë flakët. Kupola e katedrales ishte 93 metra e lartë dhe konsiderohej ndryshe si simboli i qytetit të Parisit. Kohët e fundit, Katedraleja po i nënshtrohej një rikonstruksioni që kushton 11 milionë dollarë ndërsa punimet e rinovimit pritet të përfundojnë rreth vitit 2022.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota emmanuel macron france paris shkrumbohet notre dame emmanuel macron france paris shkrumbohet notre dame

Sondazh

Poll

Bota 15 Prill 2019, 17:32

Katedralja e Notre-Dame përfshihet nga flakët

Katedralja e Notre-Dame është përfshirë nga flakët. Sipas mediave vendase, zjarri mund të ketë lidhje me rinovimet që po i bëhen ndërtesës.Mendohet se zjarri ka...