Bota

Djegia e Katedrales në Paris, mbretëresha Elizabeth: Jam thellësisht e pikëlluar

16 Prill 2019, 10:34 Nga DOSJA
Djegia e Katedrales në Paris, mbretëresha Elizabeth: Jam

BRITANI E MADHE- Mbretëresha Elizabeth II i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Presidentit francez Emmanuel Macron pas zjarrit që përfshiu ditën e djeshme Katedralen e Notre Dame.

Mbretëresha shprehej se ishte “thellësisht e pikëlluar” nga humbja dhe shprehte admirimin e sinqertë ndaj zjarrfikësve që luftuan për 9 orë me flakët.
Mesazhi i plotë i Mbretëreshës:

“Princi Philip dhe unë jemi thellësisht të pikëlluar teksa shohim imazhet e zjarrit nga katedralja e Notre-Dameit. I shpreh admirimin tim të sinqertë zjarrfikësve që kanë rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar monumentin. Mendimet dhe lutjet e mia janë me ata që adhurojnë në katedralen dhe të gjithë Francën në këtë kohë të vështirë “.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota mbreteresha elisabet shkrumbohet notre dame mbreteresha elisabet shkrumbohet notre dame

Sondazh

Poll