Bota

Insistimi i ministrit të Kosovës, gjuha shqipe zyrtare në Macerata të Italisë

16 Prill 2019, 07:57 Nga DOSJA
Insistimi i ministrit të Kosovës, gjuha shqipe zyrtare në

Shyqiri Bytyqi, Ministri i Arsimit për Kosovën ka ndarë lajmin se së shpejti gjuha shqipe do të jetë zyrtare në disa shkolla publike në Macerata të Italisë.

Përmes një takimi me mësuesit shqiptarë në Itali u dha dhe lajmi i shumëpritur se më në fund, nga viti që vjen gjuha shqipe do të përfshihet në literaturën e mësimdhënies në shkollat publike.

“Padyshim, lajmi më i mirë që u dha në këtë organizim ishte që, nga ky vit mësimi i gjuhës shqipe do të organizohet edhe zyrtarisht në të gjitha shkollat publike në Macerata, lajm të cilin e dha drejtori i shkollës “Enrico Fermi”, z. Ermanno Bracalente, që pastaj edhe zyrtarisht e konfirmoi edhe nënkryetarja e qytetit, znj. Monteverde në një fjalë rasti”, ka shkruar Shyqiri Bytyqi.

Gjithashtu Ministri i Arsimit për Kosovën bëri me dije që do të dhurohen dhe bursa studimi nga universiteti i Camerinos në Itali.

“Një takim tjetër tejet i rëndësishëm ishte edhe takimi me rektorin e Universitetit të Camerinos në Itali, z. Claudio PETTINARI, me të cilin bashkëbiseduam dhe u dakorduam që shumë shpejt të nënshkruajmë një marrëveshje konkrete bashkëpunimi, ku ky universitet shtetëror me 7 shekuj histori, i themeluar në vitin 1336, do të ndajë 10 bursa për studentët nga Kosova, ku 5 do të jenë për studime bazike dhe 5 tjera për studime master dhe kryesisht në shkenca ekzakte.”-ka shtuar më tej Shyqiri Bytyqi.

(R.L/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni gjuha shqipe bëhet zyrtare në macerata itali shyqiri bytyqi gjuha shqipe bëhet zyrtare në macerata itali shyqiri bytyqi

Sondazh

Poll