Aktualitet

U kap duke transportuar 11 emigrantë të paligjshëm kundrejt shpërblimit, arrestohet në Korçë 36-vjeçari

5 Tetor 2020, 12:33 Nga DOSJA
U kap duke transportuar 11 emigrantë të paligjshëm kundrejt

KORÇË-Një 36-vjeçar nga Korça është arrestuar ditëne  sotme pasi ky i fundit është kapur në flagrancë duke transportuar 11 emigrantë të paligjshëm. Policia bën të ditur se është vënë në pranga shtetasi E. M., 36 vjeç, banues në Durrës. Ndërkohë blutë bjënë me dije se janë shpallur në kërkim R. I., 29 vjeç dhe A. D., 27 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, Durrës.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”

Njoftimi

Qarku Korçë

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.

Në kuadër të tij, goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

U kap duke transportuar 11 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Shpallen në kërkim edhe 2 bashkëpunëtorë të dyshuar të tij.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Maliq në vijim të operacionit policor “Perimetri”, është goditur një tjetër rast i aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 36 vjeç, banues në Durrës, si edhe u shpallën në kërkim shtetasit R. I., 29 vjeç dhe A. D., 27 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, Durrës.

Shtetasi E. M., është kapur nga shërbimet e Policisë në afërsi të fshatit Burimas, Maliq, duke transportuar me mjetin tip “Ford” 11 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se edhe dy shtetasit e tjerë janë të implikuar në këtë ngjarje si bashkëpunëtorë të 36-vjeçarit.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 36 vjecari ne durres arrestohet 36 vjecari ne durres

Sondazh

Poll