Politike

Hajdari ‘shkundi’ mikrofonin në Kuvend/ I kthehet Spiropali: Mos bërtit se më pak dëgjohesh, kemi diskutuar gërmë më

5 Tetor 2020, 10:06 Nga DOSJA
Hajdari ‘shkundi’ mikrofonin në Kuvend/ I kthehet Spiropali:

TIRANË– Ministrja dhe deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në Kuvend, iu përgjigj Rudina Hajdarit, sa i përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Spiropali i theksoi Hajdarit se sa më shumë të bërtasë aq më pak do të dëgjohet. Sipas saj mazhoranca ka diskutuar me opozitën gërmë më gërmë për ndryshimet kushtetuese.

“Të nderuar kolegë, ja shembulli më i qartë, sesa fort të bërtasësh, aq më pak dëgjohesh, sa më shumë të godasësh foltoren, aq më pak godet me fjalë dhe argumenta. Nuk ka shembull më të qartë, ne shpresonim që të tillë sjellje ta kishim lënë pas me ta që dolën dhe shkaktuan traumën që po përjetojmë  dhe sot. Po diskutojmë këtu sikur jemi në një kohë normale, në një proces normal. Janë respektuar gërmë më gërme ndryshimet Kushtetuese. Listat do të jenë të hapura për votim  preferencial 100%. “, u shpreh Spiropali.

Sot Kuvendi miratoi ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Ndërkohë që opozita e bashkuar e kundërshtoi, PS miratoi me 97 vota pro formulën e re të koalicioneve me listë unike. Nga partia Socialiste janë marrë 74 vota pro këtyre ndryshimeve, ndërsa votat e tjera, i përkasin Opozitës Parlamentare, e cila vetëm para pak ditësh braktisi mbledhjen e Këshillit Politik, pasi nuk e pranoi këtë formulë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali rudina hajdari seancë plenare 5 tetor 2020 elisa spiropali rudina hajdari seancë plenare 5 tetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 5 Tetor 2020, 09:54

TIRANE– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi me anë të në statusi në rrjetin e tij social ‘Facebook’ shkruan se sistemi shqipta...

Politike 5 Tetor 2020, 09:39

TIRANE- Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, ka folur sot në Kuvend për miratimet e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Gjiknuri ...