Politike

Rudina Hajdari ‘shkund’ mikrofonin në Kuvend: Në këtë sallë bëhen pazare, nuk lëviz nga foltorja pa u ndërprerë sea

5 Tetor 2020, 10:02 Nga DOSJA
Rudina Hajdari ‘shkund’ mikrofonin në Kuvend: Në

TIRANE- Deputetja Rudina Hajdari iu është drejtuar me tone tejet të larta deputetëve të Partisë Socialiste duke kundërshtuar votimin e sotëm në Kuvend për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Hajdari akuzoi deputetët për pazare, dhe bëri thirrje për bojkotimin e seancës.


Pjesë nga fjala e Rudina Hajdarit:

Në këtë sallë bëhen vetëm pazare, ata e dinë shumë mirë që shumica e jush bëjnë pazare dhe më pas e shesin veten si patriotë. Ka qenë kjo sallë plenare ku në vitin 92 ju i premtuat shqiptarëve që do të dënonit krimet e komunizmit, dhe nuk e bëtë këtë gjë.

Unë jam me ata shqiptarë që sot janë të zhgënjyer, ka qenë kjo sallë kur ju i thatë shqiptarëve në 96 futini paratë në skemat piramidale, dhe i çuat në përplasjet më të mëdha. Ju i mashtruat shqiptarët! Ka qenë kjo sallë me të njëjtët njerëz, kur iu thatë shqiptarëve që do ua kthenit paratë, dhe ju i mashtruat, kjo sallë ka qenë, që i mashtroi shqiptarët. Unë sot jam me ata shqiptarë që janë të zhgënjyer prej jush.

Janë këta njerëz, kjo sallë që iu ka thënë shqiptarëve që në vitin 2001, se do i fusnin në BE shqiptarët, pse siua keni bërë shqiptarëve këtë, ka qenë kjo sallë, që vazhdon të bëjë premtime të tjera, 2020 ka ardhur dhe ju vazhdoni me premtime boshe.

Jepuni shqiptarëve mundësinë që të zgjedhin në këtë vend, jepini fund kësaj seance të turpshme, hapini listat, nuk mund të ndryshohet ligji zgjedhor sa herë që tiu dojë qejfi juve, jepini mundësinë qytetarëve që të votojnë, dhe hidheni në kosh të plehrave këtë Kod Zgjedhor.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ndërhyri disa herë duke i thënë se nuk është “zgjidhja bllokimi i seancës”.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gramoz ruci ndryshimet ne kodin zgjedhor rudina hajdari seanca plenare 5 tetor 2020 gramoz ruci ndryshimet ne kodin zgjedhor rudina hajdari seanca plenare 5 tetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 5 Tetor 2020, 09:54

TIRANE– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi me anë të në statusi në rrjetin e tij social ‘Facebook’ shkruan se sistemi shqipta...

Politike 5 Tetor 2020, 09:39

TIRANE- Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, ka folur sot në Kuvend për miratimet e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Gjiknuri ...