Politike

Halit Valteri tenton të qëllojë Damian Gjiknurin: Më kërcënoi ai qen bir qeni! Deputeti i PS: Asgjë personale, ai është

5 Tetor 2020, 09:52 Nga DOSJA
Halit Valteri tenton të qëllojë Damian Gjiknurin: Më

TIRANË- Një përplasje e rëndë është regjistruar në Parlament. Deputeti Halit Valteri ka tentuar që të qëllojë deputetin e Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri. Përplasja është regjistruar jashtë sallës plenare, në kohën që ishte duke folur në foltore me tone të ashpra, deputetja Rudina Hajdari. Valteri iu afrua i nxehur Gjiknurit teksa ndodhej jashtë parlamentit, duke e prekur me duar. Në këtë moment ka ndërhyrë Garda e Republikës për të mos lejuar përplasjen fizike.

Valteri iu afrua i nxehur Gjiknurit teksa ndodhej jashtë parlamentit, duke e prekur me duar. Në këtë moment ka ndërhyrë Garda e Republikës për të mos lejuar përplasjen fizike.

Pas seancës, për mediat e pranishme deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri akuzoi ish-ministrin Gjiknuri se e ka kërcënuar pas fjalës së tij në Kuvend. Madje shtoi se e kishte telefonuar dhe e kishte kërcënuar. Ndërkohë që socialisti ka qënë më i qetë dhe i përmbajtur në deklaratën e tij para mediave. Gjiknuri e cilësoi Valterin si “një aksident historik në Kuvend” dhe shtoi se çdo parti ka qëndrimet e saj politike, por në “lojë” nuk duhet të përfshihen emocionet personale. 

Sot Kuvendi miratoi me 97 vota pro ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Ndërkohë që opozita e bashkuar e kundërshtoi, PS miratoi formulën e re të koalicioneve me listë unike, pa mbështetjen as të opozitës parlamentare. PS negocioi vetëm uljen e pragut nga 3 në 1%, dhe lejimin e garës për kryetarin e partisë deri në 4 qarqe, dy kërkesa këto të opozitës parlamentare. Për listat, PS ka vendosur ti ndajë në dy pjesë; listë e sigurtë dhe pjesa e poshtme, që mund ta thyejë pjesën e sigurtë me një numër më të lartë se herësi, por jo më shumë se 10 mijë vota. Listat kanë ngelur sërish të mbyllura, ndërsa koalicionet nuk do të jenë më si në zgjedhjet e shkuara, por partitë do të garojnë bashkë në një listë të përbashkët.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri halit valteri sherri gjiknuri-valteri damian gjiknuri halit valteri sherri gjiknuri-valteri

Sondazh

Poll

Politike 5 Tetor 2020, 09:39

TIRANE- Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, ka folur sot në Kuvend për miratimet e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Gjiknuri ...