Politike

5 Tetor 2020, 09:39 Nga DOSJA

TIRANE- Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, ka folur sot në Kuvend për miratimet e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Gjiknuri tha se listat u hapën e po ashtu koalicionet ndryshuan. “Jemi para një standarti të ri, po e shfrytëzoj këtë platformë për të bërë sqarime për atë që kundërshtojnë. Iu kemi bërë sfidë publike, na gjeni një shembull siç e do opozita. Dje dolën me një model që s’është fare i ngjashëm me Shqipërinë, për të larë duart si Ponc Pilati. Fryma e Kushtetutës vendosi që partitë të garojnë me listë të përbashkët. Kjo është lista e partisë sime, kjo është lista e koalicionet. Gjithçka tjetër është mënyrë për të marrë më shumë. A është hapje reale? Së pari, Kushtetuta thotë se zgjedhësi voton për parti politike dhe individë në listë. Partitë janë institucione që garojnë me listë. Kjo është vota preferenciale. Jo më pak se 2/3 kandidatët i votohen votimit preferencial, ne e bëmë 100%. Ky është veprim i guximshëm që me votën e tij i jep të drejt qytetarit të votojë edhe për ekipin edhe për individin.”,-tha Gjiknuri. 

Më tej në fjalën e tij, Gjiknuri tha se me këto ndryshime nuk zhduken partitë e vogla, pasi pragu 1%, i jep të drejtë çdo partie reale.

“Përtej pretendimit se ky sistem do të zhduke partitë e vogla. Me propozimet që u bënë nga opozita parlamentar u arrit një konsensus. Vënia e pragut kombëtar 1% i jep shans çdo partie reale, jo parti në letër që  gjallonin si ato cironkat brenda një tufe peshqish. Një parti që nuk merr 1% nuk meriton as përfaqësim dhe as financim. Kjo e bën garën reale. Mundësitë janë reale. Tani nga i vogël do të bëhesh i madh. Do kohë kjo. Bindi shqiptarët, për ti thënë ne jemi më të mirë na votoni ne. Ama mos kujtoni se do vijë një sistem që i madhi të bëhet i vogël. I vogli bëhet i madh kur provon veten. Futuni në zgjidhje dhe bindini të tjerët. Të gjitha këto ndryshime e bëjnë sistemin zgjedhor shumë demokratik. Kanë sfida të mëdha dhe i takon KQZ që ti adresojë. Megjithatë ky është një hap i parë që do të vazhdojë dhe nuk do të mbarojë këtu”, tha Gjiknuri.

Lajmi kryesor: Kuvendi/ Maxhoranca voton sot ndryshimet në Kodin Zgjedhor pa Opozitën. Lefter Maliqi: Po fitoi PS-ja largohem përfundimisht nga politika! Hyseni: As ne nuk jemi komod me këtë kod

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri ndryshimet ne kodin zgjedhor seanca plenare 5 tetor 2020 damian gjiknuri ndryshimet ne kodin zgjedhor seanca plenare 5 tetor 2020

Sondazh

Poll