Politike

Votimi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Basha: Do i kontestojmë në Kushtetuese, s’ka formulë që e shpëton Ramën nga l

5 Tetor 2020, 09:18 Nga DOSJA
Votimi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Basha: Do i kontestojmë

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se çdo ndryshim në Kodin Zgjedhor që do të votohet gjatë seancës së sotme plenare, në kundërshtim me marrëveshjen e 5-Qershorit, do të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese. Nga rruga Myslym Shyri, ku kryedemokrati zhvilloi një takim me bizneset e vogla në këtë zonë, tha me bindje se kryeministri Edi Rama do të largohet nga qeveria dhe nuk ka asnjë manovër që e shpëton nga premtimi popullor.

“Çdo ndryshim në Kodin Zgjedhor që do të kontestohet në Gjykatën Kushtetuese. Basha ka një frikë dhe ka tmerr nga zgjedhjet e lira, por tashmë nuk ka shpëtim. Nuk ka formulë që e shpëton Ramën nga premtimi popullor. Sikur vetëm për premtimet e pambajtura. Edi Rama do largohet. Do kontestohet çdo hap antikushtetues që do të bëhet, në kundërshtim me 5 qershorin. Nuk ka formulë që do ta shpëtojë këtë bandë nga ndëshkimi i njerëzve,”- tha Basha ndër të tjera.

Sot Kuvendi pritet të miratojë ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Ndërkohë që opozita e bashkuar e kundërshton, PS miratoi në parim dy ditë më parë në Komisionin e Ligjeve, formulën e re të koalicioneve me listë unike, pa mbështetjen as të opozitës parlamentare qe vendosi braktisjen e mbledhjes. PD nga ana e saj kërkon mosprekjen e koalicioneve dhe listat 100% të hapura, e po ashtu edhe ekspertizën e OSBE/ODIHR. Por socialistët janë të vendosur për të çuar deri në fund nismën e tyre. PS negocioi vetëm uljen e pragut nga 3 në 1%, dhe lejimin e garës për kryetarin e partisë deri në 4 qarqe, dy kërkesa këto të opozitës parlamentare. Për listat, PS ka vendosur ti ndajë në dy pjesë; listë e sigurtë dhe pjesa e poshtme, që mund ta thyejë pjesën e sigurtë me një numër më të lartë se herësi, por jo më shumë se 10 mijë vota.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha ndryshimet ne kodin zgjedhor seancë plenare 5 tetor 2020 lulzim basha ndryshimet ne kodin zgjedhor seancë plenare 5 tetor 2020

Sondazh

Poll