Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Lefter Maliqi: Kjo e sotmja është një seancë turpi, po fitoi PS-ja largohem përfundimisht ng
5 Tetor 2020, 08:32Nga DOSJA
TIRANË- Deputeti Lefter Maliqi e quajti seancën e sotme në Kuvend, një seancë turpi. Ai theksoi se mazhoranca ka frikë për zgjedhjet e ardhshme dhe prandaj kërkon të miratojë këto ndryshime. Ai theksoi më tej se nëse në zgjedhjet e ardhshme fiton PS-ja do të largohet përfundimisht nga politika.
“Sot është një seancë turpi, e pështirë e Rilindjes, me këtë po tregojnë frikën që kanë për zgjedhjet. Ku janë këta trima? Pse kanë frikë të ndryshojnë koalicionet, pse nuk duan të hapin listat? Këta kanë pushtetin në dorë. Ju sot po gënjeni dhe mashtroni të gjithë shqiptarët. Çfarë do që të bëni, ju nuk do të fitoni në zgjedhjet e ardhshme. Nëse nuk fiton e djathta e bashkuar në Berat unë do të largohem përfundimisht nga politika.’, u shprehet Lefter Maliqi.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me bizneset e vogla në zonën e Myslym Shyrit në kryeqytet. Gjatë takimit pronarë...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një postimi Facebook, shprehet se rritja e borxhit publik kërcënon seriozisht të ardhmen e vendit. Kreu i shtetit bë...
TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama ka replikuar me qytetarët në rrjetin social Facebook. Menjëherë sapo kreu i qeverisë publikoi disa foto të shkollës nëntëvje&...
PRISHTINË– Presidenti Ilir Meta ka shkuar për në Kosovë, ku edhe nuk ka lënë pa takuar ish-kryeministrin e vendit, Ramush Harandinajn. Të dy kanë pos...
TIRANË– Ministri i shtetit për Diasportën, Pandeli Majko ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin. Majko ka publ...
ELBASAN- Përfundon procesi i votimit për konfirmimin e kandidatëve në degën e Elbasanit.Në listën e PD për Elbasanin ndodhen figura të njohura si Endri Hasa, Au...