Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Ruçi thirrje deputetëve: Debatoni dhe më pas votoni ligjet, nuk janë produkt laboratori
5 Tetor 2020, 08:18Nga DOSJA
TIRANË- Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi në fillim në seancës plenare u ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ruçi theksoi se ligjet dhe vendimet që do të miratojmë sot nuk janë produkt laboratori.
“Miratimi i Reformës Zgjedhiore u vonua nga pengesa të paparashikuara. Nuk ka qenë e lehtë të arrimin deri këtu. Unë ju ftoj sot që të shohim gjithmonë para. Në një republikë parlamentare, ligjet dhe vendimet që do të miratojmë sot nuk janë produkt laboratori. Si kryetar i Kuvendit do të falënderoja të gjithë, në mënyrë të veçantë do të falënderoj Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe të gjithë deputetët për këtë kontribut, edhe Këshillin politik, opozitën parlamentare dhe pozitën. Ju ftoj të gjithëve të debatojnë dhe në fund të votojmë pro ligjeve, që lidhen me zgjedhjet e vitit të ardhshëm.”, tha Ruçi.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me bizneset e vogla në zonën e Myslym Shyrit në kryeqytet. Gjatë takimit pronarë...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një postimi Facebook, shprehet se rritja e borxhit publik kërcënon seriozisht të ardhmen e vendit. Kreu i shtetit bë...
TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama ka replikuar me qytetarët në rrjetin social Facebook. Menjëherë sapo kreu i qeverisë publikoi disa foto të shkollës nëntëvje&...
PRISHTINË– Presidenti Ilir Meta ka shkuar për në Kosovë, ku edhe nuk ka lënë pa takuar ish-kryeministrin e vendit, Ramush Harandinajn. Të dy kanë pos...
TIRANË– Ministri i shtetit për Diasportën, Pandeli Majko ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin. Majko ka publ...
ELBASAN- Përfundon procesi i votimit për konfirmimin e kandidatëve në degën e Elbasanit.Në listën e PD për Elbasanin ndodhen figura të njohura si Endri Hasa, Au...
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka sfiduar pasditen e sotme Lulzim Basha në lidhje me padinë në gjykatë, teksa theksoi se kreu i opozitës u tërhoq nga p...