Aktualitet

FOTO/ Zjarret gjatë verës shkrumbojnë pyllin e Semanit, masivi i pishave totalisht i djegur, toka e mbuluar nga hiri

5 Tetor 2020, 05:46 Nga DOSJA
FOTO/ Zjarret gjatë verës shkrumbojnë pyllin e Semanit, masivi i

FIER- Pylli i Semanit, një nga pikat më të rëndësishme turistike të qytetit të Fierit,  është shkrumbuar nga flakët. Gjatë muajve të verës është raportuar vazhdimisht për vatra zjarri në këtë pyll, të cilat janë aktivizuar dhe shuar herë pas here.

Gjithçka shihet qartë edhe në fotot e mëposhtme, ku zjarri ka shkrumbuar shkurre, pemë dhe pisha. Ndërkohë kanë djegur edhe gjallesa të ndryshme dhe toka është mbuluar nga hiri.

Edhe pse mbrojtja e tyre nga zjarri dhe dëmtimet nga dora e njeriut janë detyrim qytetar, përsëri nuk dihet se kush është shkaktar i këtyre dëmeve të mëdha të natyrës.

Foto nga pylli i Semanit

Po kështu, një vit më parë në këtë pyll u shkrumbuan rreth gjashtë hektarë pisha dhe u rrezikuan shumë të tjera. Për këtë masakër mjedisore, nuk u ndëshkua asnjë person.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjet pylli i semanit pylli i semanit digjet pylli i semanit pylli i semanit

Sondazh

Poll