Aktualitet

Plagoset me armë zjarri 35-vjeçari në Tropojë, transportohet me urgjencë në spitalin e Gjakovës. Kapet autori

4 Tetor 2020, 20:22 Nga DOSJA
Plagoset me armë zjarri 35-vjeçari në Tropojë,

TROPOJË– Një 35-vjeçar është plagosur mbrëmjen e sotme me armë zjarri në Tropojë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në fshatin Babinë, ku 39-vjeçari me iniciale A.H., 38 vjeç, ka plagosur me armë zjarri të riun, L.H., 35 vjeç. Policia ka prangosur agresorin, ndërsa i plagosuri është nisur për në spitalin e Gjakovës. 

Ndërkohë që Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 04.10.2020, rreth orës 21:00, në fshatin Babinaj, Tropojë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi A.H., 38 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin L.H., 35 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A.H, dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Tropojë, për veprime të mëtejshme hetimore.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagosje në tropojë tropoje plagosje në tropojë tropoje

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Tetor 2020, 15:41

Ka disa mënyra për të konkurruar, normalja është gara e ndershme. Por ka konkurrencë të paligjshme edhe përmes dhunës. Burimet e gazetës Si pohojnë se një 43 vj...