Sherr mes disa të rinjve në Elbasan, tre përfundojnë në spital. Policia në “këmbë”, kërkon kudo autorët
4 Tetor 2020, 19:55Nga DOSJA
ELBASAN– Një përplasje me armë të forta mes një grupi të rinjsh ka trazuar mbrëmjen e sotme qytetin e Elbasanit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Haxhias” të qytetit të Elbasanit, dhe se tre prej të rinjtë të përfshirë në sherr kanë përfunduar në spitalin e qytetit për të marrë kujdesin e mjekëve.
Shkaqet e konfliktit janë ende të paqarta por dyshohet se sherri ka nisur për një makinë, e cila është dëmtuar si pasojë e sherrit.
Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e të rinjve të tjerë të përfshirë në sherr, të cilët janë larguar menjëherë pas konfliktit.
NJOFTIM I POLICISË:
Informacion paraprak: Në lagjen “Haxhias”, Elbasan, në ambientet e brendshme të një lokali në rrethana ende të paqarta janë goditur me mjete të forta shtetasit E.B., 24 vjeç, dhe E.B., 21 vjeç, banues në Elbasan, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjeksore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Nga veprimet e shpejta është bërë e mundur identifikimi i autorëve ku vijon puna për kapjen e tyre.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Pallati 14-katësh në Durrës u shemb në pak sekonda, këtë të shtunë, por pasojat mbeten afatgjata për banorët e pallatit ngjitur me të.Dyert e bllokuara, xhama t...
TIRANË– Një prej gardian burgu është prangosur nga Policia e Shtetit pasi ka qëlluar me qytën e armës së shërbimit fqinjin e tij. Ngjarja ka ndodhur ...
ELBASAN– Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror në Elbasan ka rezultuar pozitive nga pandemia e koronavirusit. Si pasojë e infektimit të saj, i gjithë s...
PEQIN– Një grup i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe përfaqësues të Avokatit të Popullit kanë hyrë në ambientet e burgut të Peqinit për të zhvillu...
TIRANË– Gratë e vrara nga partnerët intimë ose anëtarët e familjes përbëjnë 58 për qind të të gjitha vrasjeve femra nga viktimat e raportuara globalisht vi...
Aktualitet 4 Tetor 2020, 15:41
Ka disa mënyra për të konkurruar, normalja është gara e ndershme. Por ka konkurrencë të paligjshme edhe përmes dhunës. Burimet e gazetës Si pohojnë se një 43 vj...
Një vajzë me maskë dhe me thikë është kthyer në tmerrin e qytetarëve që jetojnë vetëm në shtëpi. Polici thotë se ka mundur të bëjë identifikimin e vajzës grabit...
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 persona nga koronavirusi dhe janë infektuar 149 persona të tjer...