Politike

“Po publikoj një foto, si kujtesë historike”/ Majko kapet keq me ministrin serb, i nxjerr me fakte ç’ndodhi gjatë luft

4 Tetor 2020, 20:00 Nga DOSJA
“Po publikoj një foto, si kujtesë historike”/ Majko kapet

TIRANË– Ministri i shtetit për Diasportën, Pandeli Majko ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin. Majko ka publikuar një foto ku Slobodan Miloseviç, Ratko Mladiç dhe Radovan Karadziç në kohën kur jepej shpërblim 5 milionë dollarë për gjetjen dhe informacion ndaj tyre, ndërsa sot janë të dënuar të gjithë për krime lufte nga Gjykata e Hagës.

“Po publikoj një foto, si kujtesë historike, për Ministrin e Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandar Vulin, që po përdor fyerjen si “sport” në marrëdhënien me shqiptarët. Duhet ti kujtohet, besoj, se çmimi në kohë të vështira është ai më realisti. E kanë pasur 5 milionë dollarë! Sot!… Edhe çmimin e biletës për të vajtur në Uashington duhet ta paguajnë vetë,”– shkruan Majko.

Reagimi i Majkos vjen pas një debati virtual që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar me Vulin, i cili e konsideroi takimin mes dy qeverive, asaj Shqiptare dhe të Kosovës si fyese. Ndërsa Rama i bëri thirrje Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçic, që ta ‘sqaronte’ dhe ‘dënonte’ ministrin. Por “sqarimi” nuk u bë kurrë pasi, Vulin reagoi sërish duke e akuzuar Ramën se po mbronte “vrasësit e UÇK-së”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aleksander vulin edi rama pandeli majko aleksander vulin edi rama pandeli majko

Sondazh

Poll