Politike

Nga makina e tij, Rama merr telefonin dhe komunikon me ndjekësit: Mbyllje e dytë? Nuk e shoh në horizont

4 Tetor 2020, 16:56 Nga DOSJA
Nga makina e tij, Rama merr telefonin dhe komunikon me ndjekësit: Mbyllje e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, nga makina e tij u është përgjigjur pyetjeve që qytetarët i kanë dërguar në adresën e publikuar pak kohë më parë nga vetë ai në rrjetet e tij sociale. Të shqetësuar lidhur me situatën e koronavirusit në vend, shumica prej pyetje ka pasur të bëjë me një mbyllje të dytë, ndërkohë që kreu i qeverisë është shprehur optimist se situata nuk është aq e rëndë. Megjithatë ka bërë thirrje për zbatimin e distancave. 

“Mos më thuaj a do na mbyllni përsëri. Nuk jam unë që ju kam mbyllur por domosdoshmëria. Sot nuk shoh një mbyllje të dytë në horizont. Nëse nuk bëjmë detyrën tonë, fatkeqësisht kjo mund të vijë siç po vjen në disa vende. Ndaj është e rëndësishme të mbahen maskat në mjedise të mbyllura, të ruhen distancat, të lahen duart shpesh. Nuk ka një mbyllje të dytë në mendjen time, por nëse shifrat nuk na imponojnë nuk do ketë një mbyllje të dytë as në realitetin tonë,”-tha Rama.

Ndërkohë që nuk mungoi pyetja për një paketë të tretë ndihmëse për biznesin e vogël, të cilët Rama iu përgjigj se për momentin nuk kishte parashikuar një të tillë. 

“Për momentin nuk kemi parashikuar një paketë të tretë, nëse nuk do duhet të mbyllemi sërish. Ki besim që gjërat do të shkojnë mirë dhe më e mira është para nesh,”-shtoi kryeministri. 

Ndërkohë që më tej, iu përgjigj pyetjeve lidhur me heqjen e taksave për biznesin e vogël dhe lehtësi të tjera të krijuara deri në vitin 2029. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll