Politike

 FOTOT-EKSKLUZIVE/ Deputeti i CDU-CSU shfaqet në kryeministri me “lobistin” Dorian Duçka, momentet kur dalin nga dera e pasme

Por situata ka ndryshuar nga 1 shtatori. Zhvillimet në Këshillin Politik dhe nguti për të kaluar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, edhe pa opozitën parlamentare e kanë vënë kryeministrin në një pozicion të vështirë me ndërkombëtarët.

4 Tetor 2020, 19:31 Nga DOSJA
 FOTOT-EKSKLUZIVE/ Deputeti i CDU-CSU shfaqet në kryeministri me

TIRANË– Kryeministri Edi Rama njihet për aftësinë e tij speciale për të bërë për vete ndërkombëtarët. Pavarësisht se hilet e mjeshtërisë janë të panjohura për publikun, janë të paktë ata diplomatë apo ndërkombëtarë që se kanë mbështetur kryeministrin në nismat e tij, edhe kur ato për opozitën dhe shqiptarët janë dukur si të paarsyeshme.

Por situata ka ndryshuar nga 1 shtatori. Zhvillimet në Këshillin Politik dhe nguti për të kaluar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, edhe pa opozitën parlamentare e kanë vënë kryeministrin në një pozicion të vështirë me ndërkombëtarët.

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim i ka kujtuar fjalën e nderit e po ashtu edhe ambasadat e tjera në vend. Por sytë e shqiptarëve dhe politikës janë nga Gjermania. Grupi parlamentar i kancelares Angela Merkel ka mbajtur qëndrimin më parimor për zhvillimet në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

E pikërisht në këtë moment, një ditë para votimit në Kuvend të ndryshimeve të njëanshme, që i mbajnë listat po të mbyllura, në kryeministri është zhvilluar një takim special. Dosja.al ka mundur të mësojë se më 2 tetor, kryeministri Edi Rama është takuar me deputetin e CDU/CSU, Mark Hauptmann.

Hauptmann, njihet në Shqipëri për qëndrimet e tij të afërta, dhe në linjë dakordësie me zgjedhjet e 30 qershorit. Siç shihet edhe në këto foto të siguruara ekskluzivisht nga Dosja.al, Hauptmann shihet teksa del nga kryeministria i shoqëruar nga një emër i njohur për qeveritarët e sotëm.

Ai është Dorian Duçka, një mik i afërt i kryeministrit Edi Rama, i hasur në jo pak “gosti” të brendshme të socialistëve. Të dy, zhvilluan një takim në kryeministri, motivet e të cilit ende nuk dihen. Ne u interesuam pranë CDU/CSU, nëse vizita e Hauptman kishte ndonjë mision politik, por një gjë e tillë na u mohua.

A do të ketë një ndikim takimi në qendrimin e deputetit pas votimit të ndryshimeve në Kuvend? A është edhe ky takim një tjetër rast i “diplomacisë së Haviarit”?

(f.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dorian duçka mark hauptmann ndryshimet ne kodin zgjedhor dorian duçka mark hauptmann ndryshimet ne kodin zgjedhor tag: lidhja e rames me sinaloat

Sondazh

Poll