Politike

“Fatkeqësi kombëtare!”/ Solis i vërsulet kryeministrit: Ç’e do Rama mandatin e tretë? Të na dhj*së fare…

4 Tetor 2020, 07:30 Nga DOSJA
“Fatkeqësi kombëtare!”/ Solis i vërsulet

TIRANË– Leonard Solis, ish Ministër Shendetësisë është shprehur se kryeministrin e  Shqipërisë e quan fatkeqësi kombëtare për faktin se ky i fundit ka bërë gabime të rënda dhe shumë gafa.

I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ teksa komentonte listat e propozuara nga PS, opozitën që është në parlament dhe synimin e Ramës për një mandat të tretë ai sulmoi ashpër  Ramën duke thënë se ky i fundit do vetëm veten e tij.

“Na ka futur në një rrugëkryq. Fryma është e keqe, pasi një njeri i vendosur në presion, mund të bëjë ndryshe. Diplomatët duhet të kenë rolin e tyre dhe jo të përdoren. Unë e quaj Edi Ramën fatkeqësi kombëtare, e them i parreshtuar në ndonjë forcë politike. Ka bërë gabime afatgjata, gafa. Do vetëm veten e tij. Këtu është një pusetë me kapakun e hapur. Kur të ikë Edi Rama, do e shihni sa do të qelbë ky kapak. Nuk jam në politikë. E shoh situatën me keqardhje. Do marrë një mandat të tretë më timonin? Me kusinë? Me kazanin?! Për ca e do mandatin e tretë ai? Të na dh…fare për nja 10 vjet?”- tha ai.

Sipas Solis deputetët që bëjnë të ashtuquajturën opozitë në parlament përfaqësojnë vetëm gratë e tyre atje ku janë.

“Më duket një situatë e paprecedentë si asnjë herë tjetër. Me një parlament jashtëzakonisht të keq, jashtëzakonisht të zhvendosur. Disa njerëz të marrë gati me dhunë nga shtëpitë e tyre dhe që përfaqësojnë vetëm gratë e tyre, dhe i thonë; ‘mos voto, voto’. Opozita e vërtetë është jashtë parlamentit. Po spekulohet me këtë parlament. Reforma që po bëhet në drejtësi, që s’i duket fundi, ka sjellë dëme të jashtëzakonshme” u shpreh ish Ministri i Shëndetësisë.

Solis ka bërë po ashtu edhe një krahasim të modelit të listave që propozon Edi Rama duke thënë se ky i fundit i ka bërë listat si pantollonat e tij që i hapte me komça. Ndër të tjera ai thotë se PD është shumë më gati se Edi Rama.

 “Opozita e vërtetë nuk duhet ta braktiste anijen, pavarësisht motit të keq. PD është shumë më gati se Edi Rama. Boll që të priten ato zullume. Boll që të vijë, dhe unë them se do të bëhen gjëra të mira. Po të isha si ai, do kisha ikur vetë. Listat Edi Rama i ka bërë si pantallonat e tija. Kur isha ministër, Rama kishte ca pantallona që i hapte me komça. Ose hapen listat, ose mbahen të mbyllura. Listat e hapura mund të bëhen. Policia e Shtetit sot më duket si gjobaxhie. Ministri Lleshaj më duket jeniçer, më duket se bën atë që thotë Rama”, tha Solis.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi ramen leonard solis edi ramen leonard solis

Sondazh

Poll

Politike 3 Tetor 2020, 18:22

TIRANË– Familja e Sadri Abazit do të përfitojë plot 600 mijë euro që të bëjë të lumtur qytetarët e Kavajës. Firma e familjes së tij, Alko Impex Const...