Aktualitet

U shkarkua pasi lejoi fejesën në anijen ushtarake/ Artur Meçollari padit Shtabin dhe Ministrinë e Mbrojtjes: Gjithçka ndodh

3 Tetor 2020, 12:23 Nga DOSJA
U shkarkua pasi lejoi fejesën në anijen ushtarake/ Artur

TIRANË- Pas shkarkimit nga detyra si Komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari ka paditur Shtabin e Përgjithshëm dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Nëpërmjet padisë, Meçollari i kërkon gjykatës që t’i japë komandën e kapitenit të marinës shqiptare.

Më 8 gusht, Artur Meçollari u shkarkua nga detyra si Komandanti i Forcës Detare. Ai është pjesë e flotës  detare, por jo me role drejtuese. Meçollari u largua nga posti i rëndësishëm, pasi media publikoi pamjet se si anija e flotës ushtarake ishte dekoruar për një ceremoni private (fejesë).

Meçollari e mohoi që anija të ish-dekoruar me urdhrin e tij dhe tha se gjithçka kishte ndodhur pas një telefonate nga eprorët e tij në Ministrinë e Mbrojtjes. Në vend të tij është emëruar shefi i shtabit, gjeneral major Bajram Begaj.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artur mecollari artur mecollari

Sondazh

Poll