Aktualitet

“Jemi agjentë sekretë”/ Arrestohen dy grekët që tentuan të kalojnë drejt Greqisë pa testin e Covid-19, gënjyen por g

2 Tetor 2020, 19:42 Nga DOSJA
“Jemi agjentë sekretë”/ Arrestohen dy grekët që

KAKAVIJË- Dy shtetas grek janë arrestuar ditën e sotme pasi kanë tentuar që të kalojnë në doganën e Kakavijës pa paraqitur rezultatin e testit të Covid-19.

Mësohet se në momentin që ata janë paraqitur në pikën kufitare të Kakavijë, janë deklaruar si agjentë së shërbimit sekret grekë, por kjo deklaratë është vërtetuar shumë shpejt.

Pala shqiptare ka arritur që të komunikojë me atë në Athinë, duke vërtetuar se personat që kishin përballë ishin mashtrues. Për pasojë, policët në kufi, ushtruan kontroll edhe në mjetin me të cilin po udhëtonin personat në fjalë, brenda të cilit, kanë gjetur dhe lëndë narkotike. 

Pas kontrollit, është sekuestruar lënda narkotike, dhe dy shtetasit grekë janë vënë në pranga. Ata akuzohen për posedim të lëndëve narkotike dhe për shkelje të rregullave të Covid-19. Në Shqipëri, mësohet se kishin hyrë vetëm dy ditë më parë.

(A.k;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arerstohen dy shtetas grek kakavi arerstohen dy shtetas grek kakavi

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Tetor 2020, 18:14

SERBI- Detaje të reja kanë dalë pas vrasjes së biznesmenit Seljatin Janjeva, një natë më parë në Serbi.Sipas mediave serbe ka qenë Seljatin Janjeva, pronari i a...

Aktualitet 2 Tetor 2020, 15:24

TIRANË– Arbjon Aliko, një prej të dënuarve që kishte nisur grevën në burgun e Peqinit e ka braktisur aksionin. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e burgut d...