Sport

VIDEO/ Nuk ka Europë për Tiranën, përveç disfatës nga Young Boys, bardheblutë humbasin edhe 4 milionë euro

1 Tetor 2020, 20:32 Nga DOSJA
VIDEO/ Nuk ka Europë për Tiranën, përveç

ZVICËR-Merr fund ëndrra e Tiranës për t’u kualifikuar për herë të parë në histori në grupet e Ligës së Europës, pasi u mposhtën me rezultatin e thellë 3-0 nga zviceranët e Young Boys në sfidën e vlefshme për turin Play Off të eliminatoreve.Sfida u zhbllokua në minutën e 42-të, kur pas disa gabimesh në sulm, zviceranët zbritën sërish nga krahu dhe këtë herë Fassnacht u fut mes Vangjelit e Ismailgecit dhe u koordinua saktë me kokë, duke dërguar topin në rrjetë.

Pjesa e dytë nis me të njëjtin ritëm, ndërsa në minutën e 52-të Young Boys gjen edhe golin e dytë me sulmuesin Nsame.Në minutën e 64-t është sërish Nsame që shënon golin e tretë për zviceranët, pasi shërbehet në qendër në zonës, por aksioni nisi nga një pozicion jashtë loje i futbollistëve të Young Boys, që nuk u akordua nga arbitrat rusë.

Shpresat për bardheblutë mbaruan në minutën e 67’, kur fantazisti argjentinas Agustin Torassa mori edhe kartonin e dytë të verdhë për një faull në gjysmëfushën e Tiranës dhe la skuadrën e tij me 10 futbollistë.

Futbollistët bardheblu u panë të dorëzuar dhe në pritje të vërshëllimës finale për fundin e ndeshjes, e cila erdhi dhe solli fundin e aventurës europiane të kryeqytetasve. Nëse Tirana do të arrinte të kalonte këtë tur, si shpërblim nga UEFA do të përfitonte 4 milionë euro.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport tirana young boys tirana young boys

Sondazh

Poll