Trump i dërgoi letër Ramës/ Ambasadorja Yuri Kim: Shqipëria dhe SHBA krahë për krah, presidenti e falënderoi për refuzim
TIRANË- Ambasadorja shqiptare në Tiranë, Yuri Kim ka komentuar letrën e presidentit Donald Trump për kryeministrin Edi Rama. Në një postim në “Twitter” Kim shkruan se letrën e Trump ia ka dorëzuar vetë Ramës dhe thekson se dy shtetet janë përkrah njëri-tjetrit. Ajo shkruan më tej se presidenti Trump e falënderoi Ramën edhe për refuzimin e praktikave abuzuese të Kinës.
“Pata nderin t’i dorëzoja kryeministrit Edi Rama një letër të Presidentit të SHBA, Donald Trump, që e falënderonte për udhëheqjen në Ballkan dhe Evropë, refuzimin e praktikave abuzive të Kinës dhe mbështetjen e normalizimit ekonomik mes Serbisë dhe Kosovës, si dhe marrëveshjen e Abrahamit. Krah për krah”, shkruan ambasadorja në një postim në Twitter.
Së fundmi presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar një letër kryeministrit Rama ku i shpreh mirënjohjen për mbështetjen e shtetit shqiptar në disa marrëveshje ndërkombëtare. Trump e falënderon Ramën për lidershipin kundër influencës kineze në Ballkan dhe Europë. Po kështu, ai e nxit kryeministrin shqiptar që të largohet nga marrëveshja e Kinës të formatit “17 + 1” dhe të angazhohet më shumë në marrëveshjen e iniciuar nga administrata amerikane në nismën e “Tre deteve”. Sakaq, Trump inkurajon Shqipërinë për zhvendosjen e një ambasade në Jeruzalem.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Raporti i BERZH/ Meta: Respektoni marrëveshjen e 5 Qershorit, është kyç edhe për stabilitetin ekonomik
TIRANË-Presidenti Ilir Meta ka reaguar për raportin Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ku thuhet se Shqipëria pritet të ketë rënien më të madhe e...
‘E kam pasur mbiemrin Zogu, por s’kisha lidhje me mbretin’/ Ministri Lleshaj: Unë jam me fat, paraardhësit e mi nuk kish
TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka folur lidhur me të shkuarën e tij dhe me postin që mban. I ftuar në emisionin “Real Story”, Lleshaj tregoi...
Mbledhja e dy qeverive në Tiranë/ Rama ngre tonet: Turp që Kosovës nuk i janë liberalizuar vizat, edhe Shqipëria është v
TIRANË– “Bashkë pa kufi, në një rajon pa kufi!,”- ky ka qënë slogani i mbledhjes së 6 të dy qeverive asaj të Shqipërisë dhe Kosovës. Për thuajse dy orë, ja...
Nga Kina, rrjeti 5G tek marrëveshja Kosovë-Serbi, Trump letër Ramës: Bashkohuni me ne në zhvendosjen e ambasadës suaj në
TIRANË- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka dërguar një letër kryeministrit shqiptar Edi Rama. Në letrën e cila është publiku...
Negociatat me BE-në/ Mass: Po punojmë për hapjen e konferencave ndërqeveritare
Kjo javë ishte java e takimeve në Berlin, qofshin ato virtualë, qofshin fizike. E në qendër të vëmendjes ishte tematika e zgjerimit: të BE-së. Ministri i porsa ...
Basha lajmëron: Nesër kallëzoj në SPAK ministrin e Brendshëm, Lleshaj do të përballet me drejtësinë
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike ka bërë me dije se nesër do të kallëzojë në SPAK ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj. I ftuar në “Çim Peka Live”...
“Shpifës, shpifës”/ Plas keq mes Markut dhe Bollinos në studio, botuesi: Do ju hedh në gjyq! Pedagogu: Pse prekesh ti…
TIRANË– Botuesi Carlo Bollino dhe pedagogu Mark Marku janë përplasur keq mbrëmjen e sotme. Teksa po diskutonin në emisionin “Open”, në lidhje me shan...
Rudina Hajdari në Kryeministri? Murrizi komenton foton: Nuk njoh njeri nga mbrapa, por s’ka qenë për të ngrënë pica
TIRANË– Myslim Murrizi ka komentuar një foto ku deputetja Rudina Hajdari shihej teksa futej në godinën e kryeministrisë. I ftuar në “PolitikOn”, gazetari A...
Miratim dhe anulim brenda pesë ditësh! Rama i heq checkup-in nga duart Vilma Nushit, dokumentet që vërtetojnë krizën
TIRANË– Kompania “3P Life Logistic”, e cila është në duart e sipërmarrëses Vilma Nushi, nuk do të ketë më në duar konçesionin e ‘check-up’-it ...