Politike

Debati për ‘oligarkët’, Rama i përgjigjet PD-së: Kanë paguar 458% taksa më shumë. PD: Morën 300 mln euro për kokë

2 Tetor 2020, 08:13 Nga DOSJA
Debati për ‘oligarkët’, Rama i përgjigjet PD-së:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, ka adresuar akuzat nga opozita se gjatë qeverisjes së tij ka favorizuar një grup njerëzish që konsiderohen si “oligarkë”. Me anë të një statusi në Facebook, Rama me shifra ka bërë me dije se 100 më të pasurit e vendit kanë paguar 458% më shumë taksa në 5 vitet e fundit, se sa në 8 vitet bashkë të qeverisjes nga Partia Demokratike. Ndërkohë që nuk i ka kuryser ironinë.

“Meqë disa prej jush shkruan dje këtu se 10 më të mëdhenjtë paskan paguar më shumë se paskeshin marrë më shumë punë nga shteti (e pavërtetë), po ju ve sot para syve faktin tjetër kokëfortë, se 100 më të pasurit kanë paguar 458% më shumë taksa në 5 vitet e fundit, se sa në 8 vitet bashkë të qeverisjes së dështakëve që dinë veç të gënjejnë, të shajnë e të bëjnë rrëmuja pa lidhje!,”-shkruan Rama. 

Ndërkohë që Ramës iu përgjigj eksperti për Ekonominë pranë Partisë Demokratike, Dorian Teliti. Me anë të një statusi në Facebook, ai shkruante se në 7 vite Edi Rama ka dhënë 3 miliardë euro për 10 oligarkë. 

“Mesatarisht 300 milione euro per koke.  Keto jane faktet.  Parate qe duhet te shkojne te shendetesia, te papunet, pensionistet dhe biznesi ne krize, Edi Rama vazhdon ti ndaje me oligarket dhe mafien e inceneratoreve.  Prandaj Shqiperia eshte ne krize.  Zgjidhja: largimi i tij dhe kthimi i parave te taksapaguesve te njerezit ne nevoje dhe biznesi,”-shkruan Teliti. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dorian teliti edi rama dorian teliti edi rama

Sondazh

Poll

Politike 2 Tetor 2020, 07:54

TIRANË– Ish-deputeti Dashamir Shehi është përplasur live me Myslim Murrizin, lidhur me votimin nga ky i fundit të nismave dhe projektligjeve të inici...