Bota

Shkumbohet nga flakët katedralja e Notre Dame-it, Obama: Pikëlluese, të mbajmë zi

16 Prill 2019, 05:45 Nga DOSJA
Shkumbohet nga flakët katedralja e Notre Dame-it, Obama: Pikëlluese,

Francë-  Katedralja e Notre Dame-it u përfshi nga flakët pasditen e djeshme.  Mendohet se zjarri nisi papafingo e katedrales, megjithatë ende nuk dihen shkaqet e vërteta të zjarrit. Ajo që ra e para ishte kupola e katedrales, e cila shtoi edhe më shumë flakët. Kupola e katedrales ishte 93 metra e lartë dhe konsiderohej ndryshe si simboli i qytetit të Parisit.Por edhe pse në vendngjarje ishin 400 zjarrfikës ata nuk mundën të shpëtonin katedralen e famshme. (lexo këtu)

Për këtë ka reaguar edhe ish-presidenti i Amerikës Barack Obama, i cili shprehet se është e natyrshme që të mbahet zi për këtë fatkeqësi.

“Notre Dame është një nga thesaret më të mëdha të botës dhe ne jemi duke menduar për njerëzit e Francës në këtë kohë pikëllimi. Është e natyrshme të mbajmë zi kur shohim historinë e humbur – por është gjithashtu në natyrën tonë që ta ndërtojmë atë për nesër, aq sa mundemi”, u shpreh ai.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota barack obama shkrumbohet notre dame barack obama shkrumbohet notre dame

Sondazh

Poll

Bota 15 Prill 2019, 17:32

Katedralja e Notre-Dame përfshihet nga flakët

Katedralja e Notre-Dame është përfshirë nga flakët. Sipas mediave vendase, zjarri mund të ketë lidhje me rinovimet që po i bëhen ndërtesës.Mendohet se zjarri ka...