Bota

U deshën 100 vite për ta ndërtuar dhe flakët e një ore për ta shkrumbuar, historia e katedrales Notre Dame

15 Prill 2019, 19:21 Nga DOSJA
U deshën 100 vite për ta ndërtuar dhe flakët e një ore

Katedralja e Parisit, Notre Dame është një nga katedralet mesjetare katolike më të njohura dhe konsiderohet si një nga shëmbujt më perfekt të stilit gotik arkitekturor francez.

Ndërtimi i katedrales e nisi ndërtimin në vitin 1160 dhe u përfundua në vitin 1260, ku mori modifike të tjera në shekujt në vazhdim. Gjatë epokës së revoluvionit francez, shumica e imazheve dhe pikturave teike u shkatërruan.

Ishte novela e Viktor Hygo, ‘Notre Dame de Paris’ e cila në shqip njihet me emrin ‘Shën Mëria e Parisit’,  i solli interesin e merituar nga publiku i gjerë për katedralen e ndërtuar për një shekull në fillim të mijëvjeçarit të dytë.

Personazhet e mirënjohur të Hygo, Esmeralda dhe Kuazimodo jetojn në sinkron me katedralen e famshme, personazhe të cilat bënë që secili nga çdo cep i botës të dashurohej me historinë, arkitekturën dhe zhurmën e këmbanave.

Një restaurim i madh u bë nga Eugene Viollet-le-Duc, i cili vazhdoi në vitin 1845 dhe zgjati për plot 20 vite, duke hequr nga fasada e katedrales papastëritë e disa shekujve dhe duke risjellë kështu ngjyrën e saj origjinale për sytë e vizitorëve.

12 milionë njerëz e vizitojnë katedralen çdo vit, duke e bërë kështu monumentin më të vizituar në Paris.

Sot më 15 prill 2019, fatkqësisht shënohet një ditë mjaft pikëlluese për këtë monument aq domethënës për arkitekturën, historinë, artin etj,  pasi u përfshi nga flakët dhe u shkrumbua para syve të parisienëve dhe gjithë botës.

Flakët nisën rreth orës 19:00 në pjesën ku katedralja po restaurohej dhe akoma nuk dihet shkaku i përfshirjes nga flakët.

Të gjithë sytë e botës janë përqëndruar tashmë në Paris dhe të gjithë po shpresojnë që ky simbol mesjetar të shpëtohet aq sa të mund të restaurohet një ditë përsëri.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota digjet katedralja e parisit digjet notre dame gotik shkrumbohet notre dame digjet katedralja e parisit digjet notre dame gotik shkrumbohet notre dame

Sondazh

Poll

Bota 15 Prill 2019, 17:32

Katedralja e Notre-Dame përfshihet nga flakët

Katedralja e Notre-Dame është përfshirë nga flakët. Sipas mediave vendase, zjarri mund të ketë lidhje me rinovimet që po i bëhen ndërtesës.Mendohet se zjarri ka...

Bota 15 Prill 2019, 14:27

Tre luanë jasnë shpëtuar nga kopështi zoologjik i Fierit në Shqipëri, ku media britanike DailyMail e përshkruan si kopështin zoologjik ‘më të keq në Europë’.Tre...