Art&Argëtim

Historia e Dervish Himës, publicistit dhe diplomatit shqiptar që ishte pjesë e kazasë së Ohrit në vilajetin e Manastirit

30 Shtator 2020, 20:15 Nga DOSJA
Historia e Dervish Himës, publicistit dhe diplomatit shqiptar që ishte

Dervish Hima, lindur më 1872 në Strugë, asokohe pjesë e kazasë së Ohrit në vilajetin e Manastirit, me emrin Ibrahim Mehmet Naxhi Spahiu. Babai i tij Maksud Naxhi Spahiu ishte një nga pronarët kryesorë të tokës në rajon. Pasi kreu arsimin fillor në vendlindje, shkollimin e mesëm në Manastir dhe arsimin administrativ në Selanik, shkoi në Stamboll dhe filloi të marrë arsim në Mekteb-i Tıbbiyye-i Şahanede (Shkollë Mjekësore Ushtarake asokohe, sot Universiteti i Shkencave Mjeksore të Stambollit).

U bashkua me xhonturqit ndersa studionte dhe njekohesisht filloi te mendojë për të ardhmen e Shqiperisë. Si pasojë nuk mund të shmangte ndëshkimin për këto aktivitete. U burgos ne birucat e Yedikule (burg i famshëm i Stambollit) për nje periudhe të shkurtër në kohe. Largohet nga Stambolli pa mbaruar arsimimin më 1895 dhe u kthye në Shqipëri. Pavarësisht moshës së re (23 vjeç) duke u përpjekur të njihte rajonin udhëtoi nëpër Shqipëri me rroba qeramarrësish, dervishësh e tregtarësh. Vizitoi pothuajse gjithe qytetet shqiptare, u fliste njerëzve, mblodhi fonde e hapi shkolla të vogla e siguroi botimin e disa broshurave dhe gazetave. Kjo periudhe përkon me emrin e ri “Dervish Hima” me te cilin u njoh me vone.

Në pamundësi për të duruar presionin e fortë mbi të, iku në Bukuresht më 1897. Në 1898 ai botonte një gazetë në gjuhën shqipe, frënge dhe rumune me emrin “Pavaresia e Shqipërisë” në Bukuresht dhe filloi të punojë për organizimin e një kongresi pan shqiptar në Bukuresht në 1899. U vendos në Itali si pasoje e presionit te qeverise osmane ndaj asaj rumune. Atje botoi në shqip dhe frëngjisht gazetën “Zani i Shqipërisë (L’écho d’Albanie) me Mehmed Bej Frashërin. Pas kthimit të Mehmed Frashërit në Stamboll, Dervish Hima mori gazeten dhe i ndryshoi emrin në “Albania”.

Dervish Hima mori pjesë në Kongresin e Parë Xhonturk të mbledhur në Paris në 4 Shkurt 1902 nën udhëheqjen e Princit Sabahaddin. Gati shtatëdhjetë emra nga figurat më të shquara të xhonturqve dhe kundërshtarët e Abdulhamidit morën pjesë në këtë kongres, ku përfaqësoheshin pothuajse të gjithë elementët që përbënin Perandorinë Osmane. Përveç Dervish Himës, në kongres morën pjesë kundërshtarë të tjerë shqiptarë si Ibrahim Temo (Starova apo Bërzeshta), Ismail Qemali, Hoxha Kadri dhe Jashar Erebara. Dervish Hima, i cili përfaqësonte shqiptarët italianë, u kritikua nga krahu nacionalist i Turqve të Rinj për sugjerimin dhe inkurajimin e tij për të shkruar shqip me shkronja latine.

Pas trazirave xhonturke në 1909, 1910 e 1911, shumicen e parlametit e mori Komiteti i Bashkimit dhe Progresit ndërsa shqiptarë si Hasan Prishtina dhe Ismail Qemali ishin midis tyre. Kur Shqipëria po kthehej në një vend zjarri, Dervish Hima nuk mund të pritej të tërhiqej në cepin e tij. Ai filloi te organizonte rebelimin në Ohër dhe Manastir dhe me pas u zhvendos në Korfuz ku filloi të punojë për të përhapur rebelimin në jug të Shqipërisë. Dervish Hima, i cili mori pjesë në Kongresin e Triestes të mbajtur midis 27 shkurt – 6 mars 1912, së bashku me Faik Konicën, Hile Mosin dhe Fazil Toptanin, u bë një nga figurat e shquara të kongresit.

Ne shpalljen e pavaresise me 28 nentor 1912, megjithese delegat i Ohrit dhe Struges, Dervish Hima nuk figuron si nenshkrues. Të dhëna nga gazeta turke “Sabah” thonë se ate dite Dervish Hima nisej nga Stambolli për Shqiperi. Me pas, Dervish Hima, u emërua si inspektor arsimi në Tiranë nga forcat pushtuese Austriake në vjeshtën e 1917 dhe  në Drejtorinë e parë të Përgjithshme të Shtypit dhe Transmetimit në kohen e  presidences së Ahmet Zogut.

Ai vdiq në Tiranë në 13 Prill 1928 në moshën 56 vjeç. Fotografia është e fotografit korçar Petro Dhimitri. Fotografit që shkrepi edhe foton e famshme të kremtimit të përvjetorit të parë të pavaresise me 1913.

Përpunuar me ngjyra nga Suad Barbullushi

Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur dervish hima dervish hima

Sondazh

Poll