Sport

Pas njoftimit pë pensionimin e Barzaglit, Juventusi i vihet pas mbrojtësit kampion bote

15 Prill 2019, 15:53 Nga DOSJA
Pas njoftimit pë pensionimin e Barzaglit, Juventusi i vihet pas

Samuel Umtiti po përballet me një periudhë pasigurie tek Barcelona dhe gjigandët e Seria A, Juventus mund t’i ofrojnë francezit një rrugë për t’u larguar nga Camp Nou.

Ardhja e Clement Lenglet në ekipin e parë ndërkohë që bashkkombasi i tij ishte i dëmtuar, ka rezultuar në humbjen e vendit titular nga Umtiti, i cili mund të lejohet nga Barcelona që të largohet në verë.

Sipas Rai Sport, drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici e ka mbrojtësin në listën e tij të lojtarëve që do dëshironte t’i sillte në Allianz Stadium nga sezoni i ardhshëm.

Juve e sheh transferimin si të duhurin, pasi edhe mbrojtësi i tyre Andrea Barzagli ka konfirmuar se do të pensionohet në fund të këtij sezoni, pra një tjetër mbrojtës u duhet kampionëve të Italisë.

Mbi suksesin e Lenglet me ekipin e parë, Barcelona është lidhur më një transferim të djalit të artë të Ajaxit, Metthjis de Ligt.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona juventus matthjis de ligt samuel umtiti barcelona juventus matthjis de ligt samuel umtiti

Sondazh

Poll