Politike

“Të është veshur një kostum që s’e mban dot”/ Sherr në studio, Koduzi-Bratajt: S’e njeh sistemin! Drejtori: Mos hi

29 Shtator 2020, 20:35 Nga DOSJA
“Të është veshur një kostum që s’e mban

TIRANË– Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Gazmend Koduzi dhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u përplasën ashpër mbrëmjen e sotme. Të ftuar në “Open”, teksa po diskutonin në lidhje me mënyrën se si e ka menaxhuar qeveria pandeminë, Koduzi i tha Bratajt se nuk po e mbante dot kostumin që i kishin veshur.

Nga ana tjetër, Brataj u shpreh se nuk mund ta lejonte Koduzin të hidhte baltë mbi njerëzit që punojnë.

Pjesë nga debati:

Koduzi: 127 i është veshur një kostum të cilën nuk e mban dot. Unë e kuptoj pozitën tuaj doktor.

Brataj: Nuk lejoj të hidhet baltë për diçka me të cilën punoj. Unë kam ngritur një sistem që funksionon në të gjithë vendin. 127 është ngjyrë e bardhë.

Koduzi: Lëri këto. Keni jetuar jashtë, nuk e njihni sistemin.

Brataj: Ju nuk e njihni. 127 ka përballuar në mënyrë të suksesshme.

Koduzi: Nuk është 127 për të përbaluar situatën pandeminë në një vend. 127 është përgjegjëse për urgjencën. Menaxhohet me mjekun e familjes.

Brataj: Kjo është çështje këndvështrimi. Mjeku i familjes nuk është 24 orë në dizpozicion.

Koduzi: Nuk e njihni sistemin.

Brataj: Nuk po e njihni ju sistemin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazmend koduzi skender brataj gazmend koduzi skender brataj

Sondazh

Poll