Politike

Bardhi: Skandaloze, po manipulohen listat! PD po bën gati kallëzim penal ndaj Lleshajt dhe kreut të Gjendjes Civile

29 Shtator 2020, 16:49 Nga DOSJA
Bardhi: Skandaloze, po manipulohen listat! PD po bën gati kallëzim

TIRANË– Gazmend Bardhi ka denoncuar se qeveria e kryeministrit Edi Rama ka nisur të manipulojë listat. Në një reagim në faqen e tij në Facebook, Bardhi shkruan se Partia Demokratike do të ngrejë padi ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe kreut të gjendjes Civile, Bledar Doracaj. 

Sipas Bardhit, bazuar në një episod të emisionit “BOOM”, shumë qytetarëve u është ndërruar vendbanimi pa kërkesën e tyre, në shkelje flagrante të ligjit. 

Qeveria e Edi Ramës ka nisur manipulimin e listave dhe nuk ka mashtrim të Sandër Lleshajt që ta mbulojë këtë operacion kriminal. Emisioni investigativ “Boom” e ka ka kapur me presh në duar Sandër Lleshajn dhe Edi Ramën. Dëshmitë e qytettarëve janë të drejtëpërdrejta dhe nuk lënë vend për diskutime. Qytetarëve u është ndërruar vendbanimi pa kërkesën e tyre, në shkelje flagrante të ligjit. Ligji e thotë qartë se me ndryshimin e vendbanimit, qendra e votimit ndryshon automatikisht. Çfarë thotë Sandër Lleshaj, është një përpjekje e dëshpëruar për të mbuluar manipulimin e listave të votuesve, një tjetër përpjekje e dëshpëruar e Edi Ramës përpara largimit të pashmangshëm. Do apo nuk do Edi Rama, qytetarët do të dalin në votime masivisht dhe do të çlirohen nga ky regjim që vetëm i vjedh. Askush nuk do të guxojë të prekë votën e lirë! Partia Demokratike po bën gati kallëzimin penale për Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile, Bledar Doracaj për shkeljen e rëndë të ligjit dhe të së drejtës për votim të qytetarëve. Që nga Sandër Lleshaj deri tek nëpunësi më i thjeshtë që fut duart në listat e votuesve për të deformuar vullnetin e qytetarëve, do të mbajë përgjegjësi para ligjit!”– shkruan Bardhi. 

Qeveria e Edi Ramës ka nisur manipulimin e listave dhe nuk ka mashtrim të Sandër Lleshajt që ta mbulojë këtë operacion…

Gepostet von Gazment Bardhi am Dienstag, 29. September 2020

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazmend bardhi pd padit lleshajn dhe kreun e gjendjes civile gazmend bardhi pd padit lleshajn dhe kreun e gjendjes civile

Sondazh

Poll

Politike 29 Shtator 2020, 14:56

Bashkimi Evropian do të japë 40 milionë euro për rindërtimin dhe restaurimin e monumenteve të kulturës në vend të dëmtuara nga tërmeti i 26 nentorit.Për marrëve...