Politike

Numri i testimeve, Manastirliu: Më dridhet mishi kur dëgjoj fjalën katastrofë, atë e vendos Komiteti teknik jo qeveria, ju

29 Shtator 2020, 20:20 Nga DOSJA
Numri i testimeve, Manastirliu: Më dridhet mishi kur dëgjoj

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i është përgjigjur akuzave të Opozitës në lidhje me numrin e ulët të testimeve dhe me faktin se situatën e pandemisë në Shqipëri, e cilësojnë katastrofë.

E ftuar në “Open”, Manastirliu tha shkurt se numrin e testimeve e vendos Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe jo qeveria. Ajo u bëri apel Opozitarëve që të kenë kujdes me fjalët në public dhe të mos e përdorin sëmundjen për politikë.

“Vendi ynë duhet të krahasohet me veten dhe jo me shtetet e huaja. Ka patur rritje të vazhdueshme të testimeve. Numri i testimeve nuk është një numër që vendoset nga qeveria, por një strategji që miratohet nga një ekip ekspertësh. Testimi nuk është një qëllim në vetvete. Opozita e ka shumë qef krahasimin, është krahasur me Gjermaninë dhe ka dalë e dyta. Të krahasohemi me veten tonë, sa testime bënim në qershor dhe sa në shtator. Kërkoj nga politikanët e opozitës që të flasin me pozitivitet kur ngrenë shqetësimet e tyre lidhur me situatën pandemike në Shqipëri. Më dridhet mishi kur një politikan artikulon fjalën katastrofë. Nëse është shqetësim duhet pozitivitet. Nuk mund të dalësh të thuash se Shqipëria ka vdekshmërinë dhe infektimet më të larta. Nuk mund të thuash kështu,”- tha Manastirliu.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manastirliu ogerta manastirliu

Sondazh

Poll