Politike

Berisha: Po vidhen paratë e tërmetit që u dhanë nga ndërkombëtarët, njerëzit e Ramës me vila në Tiranë

29 Shtator 2020, 20:26 Nga DOSJA
Berisha: Po vidhen paratë e tërmetit që u dhanë nga

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Tempora” të Sonila Meços në RTV Ora është shprehur se po vidhen paratë që u dhanë nga ndërkombëtarët për tërmetin e 26 nëntorit 2019.

Sali Berisha: Mendoj se qytetari që foli tani në ekranin tuaj nuk është rast i izoluar, ju garantoj se si ai sot janë me dhjetëra mijëra familje të dëmtuara nga tërmeti, nga Lezha në Durrës, Tiranë.

Do ju këshilloja gazetarëve që të shkoni në Shijak, është qyteti më i dëmtuar pas Thumanës në mënyrë absolute, nuk është marrë asnjë masë.

Meço: Kemi qenë zoti Berisha, i kemi verifikuar.

Berisha: Paratë po vidhen, shko në Zall Herr kudo ti, paratë i marrin nëpunësit e Edi Ramës që kanë apartamente në Tiranë, kanë vila në Tiranë kanë lënë shtëpitë nëpër fshatra dhe nuk kanë nevojë mbi tokë.

Paratë e tërmeteve e taksapaguesve europian po mbushin xhepat e hajdutëve.

Marrë nga: oranews.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sali berisha sonila meço sali berisha sonila meço

Sondazh

Poll