Politike

Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore, Basha: Shembja e Teatrit Kombëtar, dëshmi e barbarisë dhe urrejtjes…

29 Shtator 2020, 20:01 Nga DOSJA
Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore, Basha: Shembja

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore ku thotë se këtë vit mungon simboli i kësaj dite, ‘Teatri Kombëtar’. Basha thotë se Teatri Kombëtar nuk ishte thjesht një institucion i kulturës dhe një gjurmë elegante e trashëgimisë tonë, por  një vijë ndarëse ndërmjet regjimit dhe qytetarisë. ndër të tjera kreu i opozitës ka premtuar se nëse do të vijë në qeveri ta rindërtojë Teatrin asshtu siç ishte dhe aty ku ishte.

Postimi

Këtë vit, Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore e gjen Shqipërinë pa Teatrin Kombëtar, që u shemb nga regjimi si dëshmi e barbarisë dhe urrejtjes që kjo qeveri ushqen për vlerat dhe institucionet e kombit tonë.  Teatri Kombëtar nuk ishte thjesht një institucion i kulturës dhe një gjurmë elegante e trashëgimisë tonë. Falë rezistencës së artistëve, aktivistëve, intelektualëve dhe qytetarëve të Tiranës, ai u shndërrua në një vijë ndarëse ndërmjet regjimit dhe qytetarisë. Rikonfirmoj angazhimin tim personal dhe të Partisë Demokratike se Teatrin Kombëtar do ta rindërtojmë siç ishte aty ku ishte dhe ata që e sulmuan dhe e shembën brutalisht do të dalin përpara drejtësisë për këtë krim të rëndë ndaj kulturës, qytetarisë dhe mënyrës tonë të jetesës.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dita ndërkombëtare e trashëgimisë kulturore lulzim basha shembja e tk dita ndërkombëtare e trashëgimisë kulturore lulzim basha shembja e tk

Sondazh

Poll