Art&Argëtim

Tmerron Beatrix Ramosaj: Po dëgjoj zëra demonësh, një burrë me kapël më qëndron pranë dhe s’më lë të fle….ndjej

29 Shtator 2020, 18:56 Nga DOSJA
Tmerron Beatrix Ramosaj: Po dëgjoj zëra demonësh, një

TIRANË– Këngëtarja Beatrix Ramosaj po kalon një përiudhë mjaft stresuese dhe të frikshme në jetën e saj. Përmes disa statuseve në Instastory, ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, se çdo mbrëmje është një luftë për të, pasi pëson paraliza gjumi dhe dëgjon zëra.

Ndër të tjera, Triksa shkruan se ka parë edhe një burrë me kapele që qëndron pranë dhe ndjen një prani të errët.

“Jam shumë e inatosur kam probleme me gjumin prej javësh. Nuk kam pasur probleme me paralizën e gjumit prej muajsh, por çdo mbrëmje është ende një luftë. Kam shmangur fjetjen me kurriz prej muajsh për shkak të paralizës së gjumit. Gjëja më e keqe. Kam nisur të fle me diçka para pë të mbuluar fytyrën, ndryshe nuk mund ta përballoja. Nuk e di nëse njerëzit e tjerë kanë parë burrin me kapele gjatë paralizës së gjumit, por tani jam sërish e frikësuar. E pashë një herë në fillim dhe kurrë më. Mbrëmjen tjetër nisa të dëgjoja zëra jo tokësor. E kam përjetuar disa herë dhe dëgjimi i zërave djallëzorë dhe ndjenja e një pranie të errët është vetëm një pjesë e saj,”- shkruan Ramosaj në disa statuse.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz beatrix ramosaj beatrix ramosaj

Sondazh

Poll