Art&Argëtim

Fatma Methasani tregon ç’i thotë gjyshja: Çfarë pa Alfio tek ti njëherë, është gjithë ai çun

29 Shtator 2020, 17:55 Nga DOSJA
Fatma Methasani tregon ç’i thotë gjyshja: Çfarë pa

TIRANË– Fatma Methasani, e martuar me Alfio Rrotanin ka treguar se gjyshja e saj shpesh e pyet se çfarë ka parë shefi i guzhinës tek ajo. E ftuar në studion e emisionit “Rudina”, Fatma tha se ajo i thotë që Alfio është ‘gjithë ai çun’ dhe shumë i gjatë.

Pjesë nga biseda

Rudina Magjistari: Fatma pse re në dashuri me Alfion, çfarë të tërhoqi?

Fatma Methasani: Po të më thoje ky është Alfio dhe ti do dashurohesh me të, unë do thoja jo, nuk është një gjë që mund të ndodhë. Ishte diçka që erdhi krejt natyrshëm, nga një kafe, nga një takim apo nga ndonjë batutë. Gjithçka ishte e paparashikuar.

E para e punës është goxha çun njëher se dhe gjyshja ime thotë ku e more aq të gjatë, nuk e kuptoj se çfarë ka parë ai tek ty. Po është mirësia, dëshira për t’i bërë gjërat me shumë dashuri. Unë jam një njeri shumë spiritual, besoj shumë tek dashuria, mendoj se shëron gjithçka dhe kjo është e vetmja gjë që dua të bëj me Noah-n.

Dua t’i jap shumë dashuri sepse mendoj që ai do jetë një mik i mirë, një i dashur i mirë, një shok i mirë në punë nëse është i mbushur me dashuri. Alfio këtë gjë më ka mësuar dhe mua, ka nxjerrë një anë mjaft të mirë nga unë sa unë nuk e dija që ekzistonte. Ka një qetësi të pashpjegueshme për gjërat dramatike, një natyrë që i thotë gjërat e bukura, që flet në lidhje me gjithçka dhe këto gjërat e thjeshta më kanë bërë shumë për vete.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz alfio rrotani fatma methasani alfio rrotani fatma methasani

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 29 Shtator 2020, 09:55

SHBA– VIP-at shpeshherë bëhen pjesë e ‘incidenteve’ për shkak të veshjeve të tyre.Që nga grisja e pantollonave, këputja e një kopse apo fustani papritur u...

Art&Argëtim 29 Shtator 2020, 09:46

SHBA– Aktori i njohur Pierce Brosnan i njohur për rolin legjendar të ‘James Bond’ ka nxjerrë në shitje vilën e tij luksoze.Banesa e cila ndodhet në Malibu është...